Nxënësi i mbijeton masakrës në shkollë, por vret veten!

0
129

E përditshmja “Miami Herald” shkruan se policia e Coral Spring raporton se një ish-nxënës i Marjory Stoneman Douglas High School në Parkland, ka humbur jetën në atë që duket si një vetëvrasje, të shtunën e kaluar.

Një nxënës i dytë i shkollës “Parkland’ në Florida, ku 17 persona, nxënës dhe mësues, mbetën të vrarë gjatë të shtënave me armë në 2018, është vetëvrarë gjatë javës.

Vetëm një javë më parë, një tjetër e mbijetuar, 19-vjeçarja Sydney Aiello, vrau veten nga dhimbja dhe ndjenja e fajit që ishte ende gjallë, shkruan Tg.com.

Gjatë tragjedisë, kishin mbetur të vrarë edhe dy miqtë e saj më të mirë, Meadoë Pollack dhe Joaquin Oliver.

Prindërit e 19-vjeçares janë shprehur  për tv lokal CBS4, që vajza kurohej për stres post traumatik dhe nuk e kapërdinte faktin që kishte mbijetuar pa miqtë e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here