Modeli i shtetit që po ndërton kjo Qeveri është ai i shtetit policor

0
140

Pushteti ushtarak, i cili në një shtet demokratik do quhej Policia e Shtetit dhe do ishte totalisht larg politikës pretendon që ushtron detyrat dhe funksionet duke arrestuar protestues paqësore. Ky pushtet policor ka arrestuar disa aktivistë. Dhe policia po vepron sipas skenarit të drejtpërdrejtë të dikujt në Qeveri. Qeveria Rama e ka humbur arsyen. Modeli i shtetit që po e ndërton kjo qeveri mund të kualifikohet si shtet policor.

Prej ardhjes në pushtet kjo qeveri u mor me qytetarët kryesisht përmes polici. Dhe kjo është simptomë se preokupimi i vërtetë i Qeverisë nuk janë problemet e qytetarëve dhe zgjidhja e tyre, por shtypja e pakënaqësisë së tyre. Mënyra ma e keqe për t’u marrë me pakënaqësinë është shtypja e pakënaqësisë. Qeveria e Rames nuk po merret me shkaqet, ajo po merret me frikësimin dhe ndëshkimin e të pakënaqurve.

Kjo është me të vërtetë zhgënjyese, sepse varfëria, papunësia, mirëqenia e dobët, luftimi i korrupsionit, nuk zgjidhen si probleme duke e arrestuar dhe duke e futur në burg opozitën.

Kjo është praktikë DIKTATURASH! Nuk duhet te kemi frikë ta themi, por të gjejmë forcë ta ndalojmë! Me këtë logjike nuk jam pajtuar asnjëherë. Por nuk pata forcë dhe mbështetje ta ndryshoj. Pra ideja që duhen arrestuar njerez për shkak të përkatësisë partiake është kulmi i Diktaturës!

Arresti me burg është mjeti i fundit që zbatohet në çdo sistem demokratik. Kur zbatohet bëhet gjithnjë në bazë provash të drejpërdrejta ose në kushtet e flagrancës. Arresti është de fakto heqje e lirisë, e cila është themelore për çdo njeri. #LIRONI_URGJENT_SHOKËT_TANË

 

Nga Neraida Halili ( shkrimi i ardhur ne adresen zyrtare te faqes se “standard” ne FB)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here