Sot Kongresi i PS/ Kush janë 6 kandidatë për bashkitë që do flasin përpara socialistëve?!

0
108

Partia Socialiste do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e kongresit, që parashikohet të përfundojë pas orës 17:00.

Punimet e Kongresit do të ndahen në tre pjesë, puna e Qeverisë për bashkitë, prezantimi i rikandidimt të Erion Veliajt në Tiranë dhe planet e mazhorancës për studentët, emigrantët dhe reformën zgjedhore.

Armando Subashi (Fier), Sotiraq Filo (Korçë), Pjerin Ndreu (Lezhë), Dritan Leli (Vlorë), Majlinda Bufi (Roskovec), Gledian Llatja (Elbasan) janë kandidatët e PS për bashkitë që do të flasin sot përpara socialistëve.

Në podium do të shfaqen gjithashtu pothuajse të gjithë ministrat e kabinetit për të raportuar për punën e qeverisë për bashkitë.

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar të mbajë një fjalim rreth orës 12:30

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here