Vrasja e 7-vjeçarit, rrëfimi tronditës! Në gjunjë, nëna: Mori nga unë lulen më të bukur që kisha…

0
107

Në vendin ku u vra djaloshi nga Kosova, shqiptar etnik shumë njerëz kanë vendosur lule. Fatma L., nëna e viktimës, Mërgimit, shprehet se ajo që i ka ndodhur asaj, është më e keqja që mund t’i ndodhë një nëne. Motivi për vrasjen e 7-vjeçarit nga një e moshuar mbetet i paqartë. Siç raporton media zvicerane “Blick.ch”, ka gjasa që gruaja të ketë qenë “mendërisht e paqëndrueshme”.

Një ngjarje horror ka tronditur opinionin publik në Zvicër, në hapësirën shqiptare, madje edhe më gjerë. Një grua e moshuar 75-vjeçare zvicerane goditi me thikë për vdekje vogëlushin shqiptar 7-vjeçar.

Y6hun

Nëna e djalit të vrarë, Fatma foli për mediat në shtetin e Zvicrës.

“Ne jemi shumë keq. Nuk mund ta besojmë dot se çfarë ka ndodhur. Djali ynë iku përgjithmonë. Vrasësja mori nga unë lulen më të bukur që kisha”- tha nëna me lot në sy.

Kjo nuk ishte hera e parë që djaloshi shkonte vetëm nga shkolla në shtëpi. Fakti që nëna nuk e di motivin e vrasjes, e bën dramën më të tmerrshme për familjen.

“Nuk e njoh fajtoren. Nuk e di kush është. Unë kurrë nuk e kam parë atë. Unë nuk e di pse ajo e ka vrarë djalin tim. E pra, cila mund të jetë arsyeja për një vrasje kaq të kobshme, ndaj një djaloshi vetëm 7 vjeç? Ajo na shkatërroi jetën”, tha Fatma.

Y6hun

Fatma L. u shpreh se ka qenë në spital gjatë kohëve të fundit, pasi ishte sëmurë. Ajo tha se Mërgimin kishte dy ditë pa e parë. “Mërgimi më ka vizituar në krevat. Ai ishte aq i lumtur “, thotë ajo.

Tani familja do të duhet të varrosë 7-vjeçarin në vendlindje, në Kosovë. Disa orë pas sulmit të tmerrshëm, Fatma L. vizitoi vendin e krimit, të mbushur tani me lule. Ajo ra në gjunjë përpara luleve të hedhura e qirinjve, ndërsa nuk mban dot lotët e shumta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here