Spahiu debat me gazetarin: Nëse do kuptosh kush kalon Vettingun, lexo mediat e Bollinos…

0
118

Gjatë emisionit “Open”, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka debatuar me gazetarin Carlo Bollino sa i takon reformës në drejtësi.

“Reforma e famshme në drejtësi është kthyer në një aksiomë, nëse do të marrësh vesh kush e kalon Vettingun dhe kush jo, mjafton të lexosh mediat e Bolinos dhe e kupton se kush e kalon. Kjo do të thotë se ke indicie mjaft të forta kush e kalon”, – u shpreh Spahiu.  Ndërsa botuesi italian, i është përgjigjur: “Po normale, janë gazetarët që bëjnë punën e tyre”.

Mes të tjerash, Spahiu këmbënguli në kërkesën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por pa Edi Ramën kryeministër.

“Në Lezhë e në Dibër e panë çfarë ndodhi, ça kërkon opozita, ikën dhe zgjidhet më i miri, kjo është zgjidhja e vetme që duhet një qeveri që të mendojë për këtë situatë. Meta tha një fjalë, dialog, i bën ftesë palëve për dialog, – shtoi Spahiu. – Kemi dy palë, opozitën dhe kryeministrin. Opozita ka vetëm një kusht, opozita kërkon që Rama të mos jetë në zgjedhje, duam një qeveri tranzitore që të shkojmë në zgjedhje. Presidenti bën ftesën për dialog, Edi Rama bën dorëheqjen”.

Gazeta Shqip

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here