‘Shefit të vogël i duhet super imazh’. Eljo Hysko me urdhër të prerë: Ju betohem, do merren masa

0
254

Për të arritur qëllimin e masivizimit në pjesëmarrje, kryetari i FRESSH, po ushtron presion tek të rinjtë e PS-së, që çdo i punësuar në administratë të marrë të paktën 10 persona me vete.

Një ditë para zhillimit të Kongresit të Partisë Socialiste, të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë, (FRESSH) kanë filluar përgatitjet për thirrjen e sa më shumë pjesëmarrësve.

Një ditë para Kongresit të PS-së, në redaksinë e Dosja.al kanë mbërritur disa mesazhe në të cilat shihet presion që FRESSH, u bën anëtarëve të saj dhe të punësuarve në administratë që të marrin nga 10 persona me vete. Në mesazhe, Hysko shprehet se “shefit të vogël” i duhet super imazh. Ai kërcënon se nëse nuk veprohet sipas urdhrit, do të merren masa.

Në adresë të redaksisë së Dosja.al kanë mbërritur faksimile të mesazhit të dërguar nga Elio Hysko, në të cilin thuhet: “Grupi, si jeni? Ju lutem bëni konfirmimet më të punësuarit për nesër dhe mos të ketë asnjë të punësuar që nuk vjen me të paktën 10 veta të tjerë pas, ose ndryshe do i kemi punët ndryshe me ju dhe me ata. Ka thënë vetë shefi i vogël, sepse i duhet super imazh për nesër”.

Më tej ndërsa një anëtar në grup shprehet se janë shumë 10 persona, Hysko i përgjigjet: “Mos ta përsëris më tani, unë kaq po iu them… Ju betohem që do merren masa.”

 

Edhe më herët opozita ka denoncuar presionin që po i bëhet administratës nga kryebashkiaku Veliaj, që të ketë sa më shumë pjesëmarrje për të treguar se ka shumë mbështetje. Një ndër denoncueset e para, ka qenë zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here