Mediat gjermane nuk i ndahen kryeministrit/ DW: Ja skandali që mund t’ia shkurtojë karrierën Ramës…

0
101

Mediat gjermane nuk i ndahen kryeministrit Edi Rama. Rrjeti publik, Deutsche Welle ka publikuar një reportazh nga gazetari John Laurenson. Ai thotë se kryeministrin Rama mund ta rrëzojë skandali i Teatrit Kombëtar. “Kryeministri i Shqipërisë është artist, diçka e pazakontë për një politikan. Tamam piktor dhe skulptor. Që hap ekspozita. Por, gjatë 12 muajve të fundit, ai është përfshirë në një skandal për artin- ose të paktën për meritat artistike të një ndërtese- që ka shkatërruar reputacionin e tij dhe ka potencialin për t’ia shkurtuar karrierën politike”.

 

Më poshtë gjeni pjesë nga kronika:

-Kur mbërrita për një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ai po pikturonte. Bojërat ishin të shpërndara në tavolinën kryeministrore.

-Kryeministri Edi Rama, djali i një skulptori që ka bërë shumë nga statujat e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, vazhdon të vizatojë edhe gjatë kohës që po jep intervistën. Thotë se e bën këtë gjë edhe gjatë takimeve pasi e ndihmon të mbajë mendjen në vend.

-Habitem që kundërshtarët më të ashpër të tij janë artistët. Thuajse çdo ditë për një vit rresht, artistë, aktorë dhe shkrimtarë po demonstrojnë në qendër të Tirans kundër planit të Edi Ramës për të shkatërruar Teatrin Kombëtar, të ndërtuar nga italianët.

-Regjisori Kreshnik Merxhani thotë se shkatërrimi do të krijojë një efekt domino dhe do të humbasim të gjithë qendrën historike të qytetit.

-Organizata europiane e trashëgimisë ‘Europa Nostra’, kreu i delegacionit të BE në Tiranë dhe Presidenti shqiptar pranojnë se kjo është një ndërtesë me rëndësi trashëgimore dhe arkitekturore, por Edi Rama është përgjigjur se ndoshta duhet të ruajnë edhe brekët e aktores Violeta Manushi. Nuk mund të mbajmë këtë varr të historisë në mes të qytetit, thotë Rama. Jo çdo gjë e vjetër duhet ruajtur.

-Firma daneze e arkitekturës, BIG do të ndërtojë godinën e re, por qeveria nuk do paguajë asgjë edhe pse do kushtojë shumë. Firma e ndërtimit Fusha, me të cilën Rama ka punuar shumë në të shkuarën, do e paguajë. Në shkëmbim do marrë 7 mijë metra katrorë tokë. Kundërshtimet janë ngritur për shkak të një ligji të posaçëm, të quajtur Ligji Fusha për të kaluar marrëveshjen.

-Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se ka diçka që e lidh Fushën me qeverinë. Ajo beson se kjo është një aferë korruptive.

-Askush nuk e di se kur do nisë shkatërrimi. Mund të nisë nga dita në ditë. Shumë protestues thonë se do e mbrojnë godinën me trupat e tyre përpara fadromave.

-Ndërkohë protestat ndaj Edi Ramës po përhapen. Protestuesit madje po tentojnë që të hyjnë në zyrën ku e intervistova. A do të mbijetojë Edi Rama ndaj këtij skandali të Teatrit Kombëtar apo një copë arti me çement dhe alga do të sjellë rënien e artistit-kryeministër?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here