Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0 në favor të Turqisë

0
152

Turqia ka kaluar në avantazh me anë të Burak Jillmaz.

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Turqi me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës mike pas golit të shënuar nga sulmuesi i Beshiktashit, Burak Jillmaz. Duhet thënë se ky është një rezultat i gënjeshtërt, pasi në këtë fraksion loje, kuqezinjtë kanë dominuar në fushë dhe kanë krijuar tre momente mjaft të mira shënimi me Balajn, Balliun dhe Uzunin. Nga ana tjetër, turqit kanë shfrytëzuar gabimin e vetëm në këtë pjesë loje nga prapavija kuqezi, kur në minutën e 21-të mosmarrëveshja mes Xhakës e Gjimshitit, praktikisht u dhuroi golin e epërsisë të besuarve të Gunesh.

Në minutën e 21-të, sulmuesi turk përfiton nga një rreshtim i keq në zonë i lojtarëve kuqezi dhe kalon skuadrën mike në avatazh. Turqia shënon në momentin e saj të parë të rrezikshëm në kuadratin e Berishës, ndërsa kuqezinjtë kanë shërdoruar dy momente të mira shënimi.

Janë publikuar pak çaste më parë fformacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Turqi, që do të nisë pas pak çastesh në stadiumin “Loro Boriçi”. Trajneri i Kombëtares kuqezi, italiani Kristian Panuçi, ka zgjedhur të luajë me skemën 5-3-2.

Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje Veseli, Gjimshiti e Ismajli do të mbajnë qendrën, ndërsa Hysaj e Balliu do të veprojnë nga krahët. Mesfusha do të jetë e përbërë nga tre lojtarë, Xhaka, Abrashi e Memushaj, ndërsa në sulm, Uzuni do të mbështesë Balajn.

Senol Gunesh i ka besuar një fanellë titullari 38-vjeçarit Emre, ndërsa edhe veterani tjetër, Burak Jilmaz, do të luajë si titullar.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Balaj. Trajner: Kristian Panuçi

Turqia: Gunok, Ali Kaldirim, Emre, Jokuslu, Gonul, Tosun, Çalhanoglu, Tekdemir, Demiral, Burak Jilmaz, Ajha.

Trajner: Senol Gunesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here