Ish deputetetja kujton 22 marsin e vitit 1992/ Dita e madhe e ndryshimit për shqiptarët…

0
124

Ish deputetetja demokrate Orjola Pampuri ka kujtuar 22 marsin e vitit 1992.

“22 Mars 1992, Dita e parë e lirisë, dita kur u mbajtën zgjedhjet e lira për një Parlament pluralist në Shqipëri, dita kur Shqiperia nisi një faqe të re në historinë e saj, rrugëtimin drejt Europës Përendimore, shkruan ajo në një postim në faqen e saj në facebook.

“Të gjithë bashkë për një pranverë ndryshimi, për një demokraci europiane, për zgjedhje të lira e të ndershme të rezistojmë e qëndrojmë si 27 vite më parë” bën thirrje ish deputetja demokrate.

Ja postimi i saj i plotë:

Dita e madhe e ndryshimit per shqiptaret.

Gezuar.

22 Mars 1992, Dita e pare e lirise, dita kur u mbajten zgjedhjet e lira per nje Parlament pluralist ne Shqiperi, dita kur Shqiperia nisi nje faqe te re ne historine e saj; rrugetimin drejt Europes Perendimore, ate qe qytetaret e ketij vendi e kishin enderruar per 50 vite me rradhe, por qe diktatura e eger hoxhiste ua kishte rrembyer, por jo plotesisht.

Qindra mijera qytetare, studentet, intelektualet, rezistuan ne sheshe ne mbare Shqiperine, ne demostratsa te kryesuara nga Prof.Dr. Sali Berisha, deri sa e shporren diktaturen me te eger te te gjitha koherave.

Sot 27 vite me pas, 22 Mars 2019, parlamenti rikthehet serish monopartiak, pushteti perqendrohet tek nje njeri i vetem, tek Edi Rama. Rruget, sheshet jane te tejet mbushura me protestues te rinj e qendrestare te viteve ’90, te cilet jane te vendosur te mos lejojne qe historia te perseritet.
Te gjithe bashke per nje pranvere ndryshimi, per nje demokraci europiane, per zgjedhje te lira e te ndershme te rezistojme e qendrojme si 27 vite me pare.
Gezuar Diten e Demokracise.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here