Detaje nga ngjarja e paprecedentë në Lezhë! Ja e kujt ishte makina e djegur…

0
89

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e paprecedentë në Lezhë, ku dy persona të armatosur grabitën nën kërcënimin e armës një makinë dhe më pas i vunë flakën.

Mësohet se pronari i makinën dhe shtetasi të cilët i bën pritë është shtetasi Nikolin Kola, punonjës i bordit të Kullimit, i cili gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se nuk i ka njohur autorët, aq më tepër të dijë motivet e djegies së makinës.

Kola po shkonte në banesë në momentin e ngjarjes. Dy personat e armatosur nën kërcënimin e amrëve e qëlluan me sende të forta duke i vjedhur edhe automjetin.

Pasi i grabitën me forcë makinën tip “Mercedez Benz” të ndihmuar nga errësira autorët u larguan me shpejtësi. 2 kilometër larg kofliktit me drejtuesin e automjetit, autorët braktisën makinën pranë fshatit Kakarriq dhe i vunë flakën.

Nderkohe i plagosuri Nikolin Kola u dërgua në spitalin e Lezhës nga të afërmit e tij dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon ende hetimet për zbardhjen e plote të ngjarjes

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here