Çfarë po ndodh në Shqipëri? Gazetari i njohur italian i ‘Vatikan News’ interviston Agron Gjekmarkajn….

0
98

Gazetari i njohur italian i ‘Vatikan News’, Luka Kolodi interviston Agron Gjekmarkajn, pedagog ne fakultetin e Histori-Filologjise ne Universitetin e Tiranes, intelektual dhe politolog shqiptar.

Ne qender te intervistes situata ne Ballkan, e vecanerisht cfare po ndodh ne Shqiperi, pse Europa sipas Gjekmarkajt ka qasje hipokrike ndaj Ballkanit, influenca ruse, e deri te qeverisja shume e keqe e Rames.

Luka Kolodi nga Roma: Pershendes Agron Gjekmarkajn pedagog ne fakultetin e Histori-Filologjise ne Universitetin e Tiranes, intelektual dhe politolog shqiptar.

Gjekmakaj: Mirëmbrema Luka e pershendetje te gjithëve ju!

Luka Kolodi: Jemi në lidhje edhe me Roberto Bobbion koleg ketu ne Itali qe merret shume me çeshtjet ballkanike! Pyetja është kjo: Ballkani i harruar çfarë po ndodh? Shohim Serbine, Shqiperinë, Kosoven, Bosnje-Hercegovinen, Malin e Zi..çfarë po ndodh? Ju qe jetoni në Ballkan Profesor çfarë mund të na thoni?

Gjekmarkaj: Degjo Luka ! Me trishtim me duhet te pohoj se Europa ndaj Ballkanit prej shekujsh ka një qasje disi hipokrite dhe kohet e fundit kjo vihet re më shumë! Ajo (Europa) na ka lënë vetem gjatë shekujve nën pushtimin e urryer otoman edhe pse ne Ballkan janë bërë beteja per fatet e Europes! Po kaq te vetmuar jemi ndier gjate dekadave të ‘perdes se hekurt’ e gjithashtu gjate vite te ashtuquajtures demokraci! Më ngjan se Europes i intereson më shume stabiliteti sesa demokracia ne Ballkan! Por ato janë te lidhura ngushtë njëra me tjetren! Se fundi shoqeria shqiptare, ajo serbe, malazese etj ka ngritur krye kunder despotizmit qe i qeveris keto vende, i cili ruan fasaden demokratike, por qe nuk eshte demokraci! Keta pushtetare ja kane dale te zgjidhen nga lidhjet mes politikes dhe krimit te organizuar! Tanime ata kane pushtet mbi ‘jeten’ dhe ‘vdekjen’ e qytetarëve te tyre! Duke qene edhe vende te vogla është qeveria qe kontrollon gjithçka! Ajo mund te joshe dhe kercenoje kedo, ndaj u merr edhe voten! Fjala e fundit i takon asaj (qeverise) dhe jo shtetit ligjor!

Luka Kolodi: Profesor Gjekmarkaj a mund te flitet ne Ballkan per nje fenomen ndermjet sovranitetit dhe populizmit?

Gjekmarkaj: Keto dy gjera perzihen njera me tjetren, nuk perjashtohen as njera e as tjetra, jane prezent qofte sovranizmi qofte populizmi! Shpesh eshte sovranizmi qe prodhon populizmin e ky i fundit ushqen te parin! Jo rralle sovranizmi ka karakter folkflorik, por edhe i rrezikshëm, sic historia e ka deshmuar nen trajtat e veta te nacionalizmit! Por nuk do te ishte ky problemi me i madh i Ballkanit sot! Une mendoj qe indiferenca europiane si dhe paaftesia feminore e shoqerive ballkanike per te ndertuar demokraci te vertete i nxjerrin ne pah fenomenet e mesiperme! Fatkeqësisht po shfaqemi feminorë si shoqëri ballkanike e shqiptare per te ndertuar nje demokraci te tipit perendimor! Nuk po krijojme premisa per nje tradite te tille! Ndaj ka filluar nje ‘pranvere ballkanike’! Disa thone se jane perfshire ruset!? Une kete nuk e perjashtoj! Ata kane qellime e interesa strategjike ne Ballkan, por nese marrim si shembull Shqiperine! Qofte Opozita e djathte, qofte qeveria socialiste jane pro europiane dhe proameriakne! Nuk me duket hipoteze e arsyeshme qe ruset te kene dore ne ngjarjet e Shqiperise! Kjo opozite kur ishte ne qeveri me Kryeminister Sali Berishen ka insistuar fort dhe ja ka dale ta fuse vendin ne NATO! Por edhe Edi Rama, i cili qeveris aktualisht e qe po qeveris shumë keq prezantohet si pro europian dhe pro amerikan me nje fjalor politik qe per nje kohe te gjate ja ka dale te fitoje simpati, por qe mbeshtetjen europiane dhe amerikane e perdor per te qeverisur ashtu si po qeveris, domethene shume keq , duke krijuar kete situate!

Luka Kolodi: Gjekmarkaj, Profesor jemi ne perfundim, nje batute, religjionet mund te ndihmojne ne nje proces demokratik ne Ballkan?

Gjekmarkaj: Teorikisht nese ju referohemi doktrinave te tyre do te duhej te ndihmonin, por ne praktike ka raste kur eksponentet fetare, apo instrumentalizimi ideologjik qe i behet fese i fusin duart rendshem ne konfliktet ballkanike si dhe ne dialektiken e shoqerise! Shoqerite ballkanike jane gjaknxehta nga pikëpamja kulturore e fetare por ka shembull te vullnetit te mire kur fete e kane kete potencial pozitiv per te kontribuar ne paqen mes komponentëve shoqerorë e etnik!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here