Braimllari: Kryeministri i drogës i bën presion administratës publike për të marrë pjesë në kongres

0
81

‘Ne nuk meritojmë një kryeministër antikombëtar, nuk meritojmë një kryeministër, i cili nuk ka ndjeshmëri sociale për hallet dhe problemet e Unazës së Re. Nuk e meritojmë një kryeministër që nuk kupton realitetin që po kalon vendi, ku varfëria është në ekstrem, ku nuk ka mundësi punësimi, ku taksat e larta po i marrin frymën biznesit dhe po mbyllen vendet e punës’, u shpreh Braimllari.

 

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari në protestën e Unazës së Re.

 

Të nderuar banorë të Unazës së Re. Do doja t’ju falënderoja për qëndresën historike jo vetëm këtu tek Unaza e Re, por për qëndresën historike në gjashtë protesta rresht që qytetarët dhe opozita kanë zhvilluar në Tiranë. Ju u bëtë simboli i protestës, u bëtë simboli i qëndresës, u bëtë simboli i sakrificës, sepse keni mbi 130 ditë që protestoni në këtë shesh, për gjënë tuaj më të shtrenjtë, për pronën, që në 28 vite e keni ndërtuar në këtë vend. E kemi thënë dhe stërthënë për të shumtën herë që këto fëmijë, këto banorë të Unazës së Re meritojnë të vlerësohen dhe respektohen, sepse këto nuk i kanë ndërtuar shtëpitë me paratë e drogës së Edi Ramës, me paratë e pista të Edi Ramës, por me gjakun e tyre dhe me sakrificë, duke rritur dhe edukuar këto fëmijë. Ndaj ju jeni në të drejtën tuaj, dhe protesta është kthyer në simbol. Ndaj nuk ka skemë ushtarake të Sandër Lleshaj, nuk ka skemë politike të Edi Ramës që të përçajë dhe shtypë protestën e banorëve të Unazës së Re, sepse tani ju nuk jeni vetëm banorët e Unazës së Re, por keni me vete qytetarë nga e gjithë Tirana që janë sensibilizuar me protestën tuaj, që janë sensibilizuar me të vërtetën tuaj. Ju nxorët në shesh të vërtetën e Edi Ramës, ju e nxorët zbuluar Edi Ramën, sepse Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro, Erion Veliaj kërkonin të gllabëronin tek Unaza e Re 40 milion euro dhe shkatërronin mbi 1300 shtëpi. Ky ka qenë plani ogurzi i Edi Ramës, kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës, fytyra e një mostre, fytyra e një njeriu që nuk ka dhembshuri për fëmijët, fytyra e një njeriu që nuk kupton sakrificën e vërtetë të këtyre banorëve. Ne nuk meritojmë një kryeministër antikombëtar, nuk meritojmë një kryeministër, i cili nuk ka ndjeshmëri sociale për hallet dhe problemet e Unazës së Re. Nuk e meritojmë një kryeministër që nuk kupton realitetin që po kalon vendi, ku varfëria është në ekstrem, ku nuk ka mundësi punësimi, ku taksat e larta po i marrin frymën biznesit dhe po mbyllen vendet e punës. Ku të rinjtë dhe të rejat po largohen nga vendi për shkak të një politike klienteliste dhe kriminale të Edi Ramës. Ndaj sot Tirana dhe e gjithë Shqipëria është në protestë kundër një kryeministri arrogant, të papërgjegjshëm, i cili ka varfëruar vendin dhe ka shkatërruar Shqipërinë.
Nesër do të shikoni fasadën e radhës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, sepse nesër gjoja do të mbajnë një kongres. Ku keni parë ju kongres partie në demokraci, që të mbushet salla me të punësuar të administratës publike? Ku keni parë ju kongres partie në demokraci, që shkelet Ligji i Nënpunësit Civil si ti dojë qejfi Kryeministrit?
Pra kjo nuk është demokraci,por kjo është diktaturë. Ndaj nesër fasada e shëmtuar e Edi Ramës do të marrë fund, sepse nuk mundet Edi Rama të ushtrojë presion me bukën e gojës së administratës publike. Nesër mund të mbushen karrige, por janë karrige me fytyra të vrenjtura. Jane qytetar qe do vine per shkak te presioni me buken e gojes qe i bene Edi Rama.
Ju keni parë sot të publikuar nga ish-deputeti Salianji, të një përgjimi zyrtar të Prokurorisë, të një drejtori policie me një dëshmitar, ku drejtori i policisë i ofronte para. Kjo është skema e Edi Ramës. I ka vënë çdo gjëje një çmim.
Edi Rama tentoi edhe këtu te Unaza e Re me servilat e tij të partisë, ti përçante banorët. Ofronte para, diku ofronte leje legalizimi, diku sillte ndonjë ndërtues. Pra kjo është skema e tij. Këtë skemë të poshtër, koruptive, kriminale, Edi Rama e ka ndërtuar në të gjithë Shqipërinë.
Ndaj ne sot jemi më të motivuar se kurrë, për të larguar njëherë e përgjithmonë, një Kryeministër antikombëtar, një mostër Kryeministër që ka sjellë në këtë vend me vlera, me tradita,  me kulturë dhe me respekt ndaj njeri-tjetrit, ka futur një skemë të errët të përçarjes mes shqiptarëve dhe futjen e shqiptarëve në sherr me njëri-tjetrin. Shqiptarët nuk e meritojnë një njeri të tillë ndaj dhe opozita është e qartë. Ia ka bërë ofertën shqiptarëve, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën.
Qeveri tranzitore për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me qëllim që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Ne nuk mund të bashkëpunonim me një Parlament të dalë nga krimi i organizuar, nuk mund të funksiononim në një Parlament ku deputetët janë pjesë e bandave që drejtojnë qytetet e ndryshme të vendit. Ndaj dhe opozita I është bashkuar qytetarëve, ndaj dhe opozita dëgjoi vullnetin e qytetarëve dhe tani jemi të gjithë bashkë, të shumtë si kurrë më parë për të larguar njëherë e përgjithmonë, Edi Ramën. Kam një mesazh shumë të qartë për Sandër Lleshaj.
Edi Rama është Kryeministër dhe një javë, dy javë, maksimumi dhe një muaj. Por ti zotëri çfarë do bësh pas një muaji sepse ti ke hyrë na hak shqiptarëve dhe ti ke arrestuar banorë të pafajshëm të Unazës së Re dhe gjithë Shqipërisë. Ndaj ti mendoje mirë urdhrin politik që nxjerr sepse je i vetmi Ministër i Brendshëm që drejton operacionet nga zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo është e turpshme. Nuk mundesh të japësh urdhra politik që Policia e Shtetit të arrestojë njerëz të pafajshëm si Dorian Prododuari, që proteston për pronën e tij, për të drejtën e tij. Dhe ndërkohë Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro që kërkonin ti prishnin shtëpitë dhe të fitonin 40 milionë euro këtu, ti i lë të lirë. Prandaj ki kujdes sepse revolta popullore dhe qytetare do të marrë zvarrë ty dhe Edi Ramën. Se shqiptarët durojnë por dinë shumë mirë ti japin mësimin tradhtarëve dhe atyre që nuk e duan vendin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here