Standard.al

Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor! Emri…

0

Drejtuesi i automjetit është Miklovan Leka, i cili është ndaluar nga policia për tu marrë në pyetje.

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Velipojë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas informacioneve të para, bëhet me dije se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Të njëjtat burime thonë se viktima është shtetasi Bujar Buhaj 40 vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Në njoftimin e policisë thuhet: 

Shkodër/ Informacion Paraprak

Me date 21.03.2019 rreth orës 18:50, jemi njoftuar se në plazh Velipojë, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin M. L. banues në Velipojë, ka aksidentuar me pasoje vdekje shtetasin B. B. vjeç 40, banues Velipoje.

Drejtuesi i mjetit do shoqërohet për në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme

Në vendgjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.