Kryetari i FRPD ndihmon policin që të mos helmohet me gaz….

0
115

E vetmja armë që mazhoranca po përpiqet që të përdorë për të dilegjimituar protesta e qytetarëve të udhëhequra nga opozita e bashkuar është ajo, se këto demonstrime janë të dhunshme.

Fakti është se që nga protesta e madhe e 16 Shkurtit, pavarësisht masivitetit të madh protesta kanë qen shembullore dhe të vetmet incidente kanë ndodhur, si pasojë e provokimeve të policisë duke përdorur pa shkak gaz lotsjellës vend e pavend, apo nëpërmjet infiltrimit të provokatorëve brenda turmës.

Ditën e sotme kryetari i FRPD, Durrës, Ndrec Pjetri, ka bërë një akt simbolik për të treguar se protestuesit nuk janë të dhunshëm dhe se nuk kanë asnjë gjë me policinë, por me vetëm me regjimin e Ramës.

Ndreca shfaqet në foton që po ju sjellim, duke ndihmuar që të vendos kundërgazin,  një pjesëtar të policisë përpara parlamentit, ndërkohë që kolegët e tij po bëhen gati që pa asnjë lloj shkaku dhe profesionalizmi, ta hedhin atë vend e pavend.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here