Korrupsion! Tv ndërkombëtar Al Jazeera: OSBE pranoi deformimin e rezultatit të zgjedhjeve

0
81

Në reportazh përmendet se Shqipëria është shndërruar në vend tranzit të drogërave të forta drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa shtohet se papunësia është mbi 13% dhe se shumë persona po përpiqen të largohen, ligjërisht apo ilegalisht, në vend që të mbeten në një treg pune që ata e konsiderojnë politikisht të pjerrët.

Televizioni i njohur ndërkombëtar, Al Jazeera ka bërë një reportazh të gjërë për protestën e opozitës, ku thekson se vendi është zhytur në varfëri, korrupsion dhe paqëndrueshmëri politike. Gazetari John Psaropoulos raporton se ekziston perceptimi se qeveria socialiste e Edi Rama ka përqafuar interesa të veçanta, dhe sidomos tregtia ilegale e drogës, është e përhapur në Shqipëri.

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha thekson se vendimi për djegien e mandateve erdhi pasi opozita u injorua nga mazhoranca. “Ndryshimet që propozuam u hodhën poshtë pa diskutim. Sa herë që ministrat u thirrën për të raportuar para komisioneve parlamentare, ata refuzuan”, tha Basha për Al Jazeera.

“OSBE, e cila monitoron zgjedhjet shqiptare, tha se ka patur intimidime të personave gjatë votimeve, numërim të dyfishtë dhe mashtrime në votim. Por të gjitha partitë pranuan rezultatin dhe Bashkimi Evropian (BE) nuk e vuri në dyshim atë”, shkruhet në artikull.

Ndërsa për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nënvizon se “ata duhet të rikthehen në vendet e tyre. Në demokraci përfaqësuese, nëse nuk përfaqësoni, humbisni autoritetin tuaj”, duke iu referuar përfaqësuesve të opozitës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here