I njohur si “Nardi i bjeshkëve”, u ekzekutua…Historia vazhdon, dalin detaje të reja!

0
126

Polia rezulton të ketë qënë i përfshirë në disa aktivitete kriminale në Itali dhe i dënuar prej Gjykatës Italiane.

Pas 24 orësh nga vrasja e Ferdinand Polia i njohur si “Nardi i bjeshkëve” policia ende nuk ka asnjë emër konkret për atentatorin por mesa duket detaje të reja kanë dalë në dritë nga e kaluara e tij.

Në vitin 2011 Ferdinand Polia dhe 8 anëtarë të një grupi kriminal u arrestuan nga karabinierët për trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucional në një lokal nate në Treviso të Italisë. Polia në atë kohë është dënuar me 8 vite burg.

Por duket se histori vazhdon. Gjatë gjykimit të tij policia zbulojë edhe dy vjedhje të kryera nga viktima me dhunë, madje në njërën nga vjedhjet e kryera Polia është plagosur nga pronari i shtëpisë.

Pas këtyre ngjarjeve kriminale Polia ka lënë Italinë për tu khyer në Theth dhe për të hapur një bujtinë të tijën.

Ajo që të bënë më tepër përshtypje është se me vendosjen e tij ne fshatin turistik të Thethit, Ferdinand Polia, është njohur si një biznesmen i fuqishëm dhe i suksesshëm. Madje deri në momentin e ekzekutimit ai ka qënë dhe administrator i Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Thethit.

Ende nuk dihet se si Polia ka mundur të jetë në atë post në një kohë që në shtetin fqinj, Italinë , ka qënë i dënuar për disa çështje kriminale.

Ekzekutimi i Ferdinand Polias ndodhin ditën e djeshme, ku një vrasës profesionist sipas grupit hetimor shtiu mbi të 20 plumba duke e lënë kështu të riun 35-vjeçar të vdekur në vendin e ngjarjes.

Ajo që të shton më tepër dyshimet se vrasësi i Polias ka qënë profesionist është edhe fakti se shoqëruesi i tij , Xhovan Mirashin, nuk ka marrë asnjë dëmtim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here