Historia rrënqethëse e ish gruas së Kastro Zizos: Pësova infarkt

0
135

Ish bashkëshortja e Kastro Zizos, Erleta Hoti që pas ndarjes së bujshme me Kastron është komentuar gjatë në media. Mirëpo në një postim në rrjete sociale Erleta ka zbuluar se po kalon një periudhë shumë të keqe të jetës së saj.

Sipas ‘Panoramës’ në postimin e saj Erleta e cila ka dhe një vajzë me Kastron të quajtur Nia ka rrëfyer se prej 5 vitesh nuk mund të ngrihet nga krevati dhe kjo për shkak të një gabimi që mjeku bëri në diagnozën e saj.

‘Pesë vite në gjendje jo të mirë shëndetësore, pa punë dhe pa njohuri se çka të bëj me vetën”, kështu e nis rrëfimin e saj Erleta, e cila rri e shtrirë dhe nuk ka mundësi as të kujdeset për vajzën e saj.

“Në fillim të vitit 2015 isha e ftohur nga një kanal urinar, kurse një nefrolog më diagnozoi që kisha ‘veshkë të dëmtuar’. Nga terapitë e gabuara, gjendja veçse përkeqësohej, derisa ndërrova doktorin, i cili e pa që nuk kisha asgjë në veshkë. Po për shkak të keqtrajtimit, veçse më ishin dëmtuar disa organe të brendshme, ndër to dhe zemra…’

Pas 3 viteve të terapive shëruese, rezultatet mjekësore më dolën mirë dhe u gëzova shumë. Por, pas katër ditëve pësova infarkt në zemër (sipas kardiologut) dhe prapë mbeta shtrirë dhe me pasoja nga më të ndryshmet. Kam shkuar te katër kardiologë të ndryshëm dhe kam marrë 4 diagnoza të ndryshme për zemrën. Po e shoh që gjendja veçse po më përkeqësohet, por me 4 diagnoza të ndryshme as e kam idenë se çfarë duhet të bëj.

Ndoshta në rrjetet sociale njerëzve po u dukem e buzëqeshur, ‘shëndosh e mirë’ dhe e aftë që të merrem me ndonjë gjë. Por, realiteti është i kundërt. Këtë gjë po jua tregoj për herë të parë publikisht me shpresën që disa portale propaganduese të merren me çështje më të rëndësishme e jo me një njeri që nuk është mirë me shëndet!” ka rrëfyer moderatorja e cila tashmë nuk mund të kujdeset më për vajzën e saj.Burimi Panorama

Image

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here