Standard.al

Del studimi më i fundit mbi dramën e parë të shkruar në prozë në gjuhën shqipe më 1864:

0

Merita Sauku Bruci

Botohet studimi mbi dramën “Emira”, të Santorit

 

Sapo ka dalë nga shtypi studimi më i fundit mbi dramën e parë të shkruar në prozë në gjuhën shqipe më 1864: Franqisk Anton Santori, “Emira” – rrugëtim i tekstit letrar dhe botim kritik i dorëshkrimeve në arbërishte, përgatitur nga Merita Sauku Bruci.

“Ky studim e drejton kërkimin mbi larminë e madhe të botimeve të EMIRA –s në qarkullim dhe mbi domosdoshmërinë e vënies së një rregulli në linjën e transmetimit të tekstit, mbi pistat e shqyrtimit dhe të përqasjes, drejt një analize të arsyetuar të degëve që do të përbënin pemën e transmetimit të tekstit të dramës në fjalë. Në sitën e analizës kalojnë: dëshmia më e plotë deri më sot, dëshmia më e hershme deri më sot si edhe dëshmi të tjera bija në kërkim të dëshmisë më të denjë për besim deri më sot”, na njofton mbi këtë botim filologia Bruci. Sipas saj, ky studim na bën të njohur gjithashtu ekzistencën e dorëshkrimeve të dramës në tri variante, vendndodhjen, përshkrimin; trajton çështjet e alfabeteve të përdorura nga Santori në to, përshkrimin e inventarit të fonemave, çështje të veçanta të grafisë së teksteve si dhe kriteret e botimit. Studimi në fjalë përmban transkriptimet e teksteve: në anën e majtë imazhi i dorëshkrimit dhe në anën përbri teksti gjegjës i tejshkruar, pajisur me aparatin kritik, në respekt të zgjedhjeve e vullnetit të autorit.

Franqisko Anton Santori u lind më 16 shtator 1819 në Picilia të Kozencës, Itali. Në moshe të re filloi te merret me mësim për murg. Në moshën 16 vjeçare në vitin 1835 hyri në Manastirin Françeskan. Atje jetoi 18 vjet deri ne 1860, me pas u kthye në vendlindje ku punoi si mësues. Me 1885 u përcaktua si prift ne formulinë e Shën Mjakut ku edhe vdiq në shtator të vitit 1894. Ndonëse pjesën më të madhe e kaloi si murg, ai mori pjese edhe në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Shqipëri. Santori është autor i një numër të madh poezish, pjese teatrale, tregime, novela. Shumë komedi të shkruara nga Santori nuk u botuan asnjëherë pasi disa nga ato mbeten edhe të papërfunduara por me dy romane dhe gjashtë novela Santori arriti të bëhej shumë i njohur. Subjektet e novelave janë jo të papritura të jetës së përditshme. Santori përshtati rreth 112 fabula të Ezopit si dhe shkroi rreth 1845 vargje satirike të cilat kanë dalë në dritë në kohët e fundit. Në këto vargje shprehet ngjashmëria, humori popullor qe tregon lidhjen e tyre me Folklorin Arbëreshe. Santori është autor edhe i një gramatike të shqipes e shkruar në vargje, gjithashtu është edhe hartuesi i një fjalori të Shqipes. Vepra letrare të botuara në kohen kur ishte gjallë vet autori janë: vëllimi poetik Këngëtarja Arbëreshe, të botuara te numri i të përkohshmeve, Arbëresh i Italisë u botua në vitin 1850. Poema Italisht dhe disa pjesë në Shqip.

I burgosuri politik (1851) ku shfaqen idetë e Santorit i cili e dënon me forcë absolutizimin dhe shfaq simpati për Lëvizjen Kombëtare në Shqipëri. Romanet Vija e mallkuar (1858) në italisht prej së cilës nuk gjendet asnjë kopje ndërsa Sofia Kominiate dhe Ushtari Arbëreshe kanë ngele në dorëshkrime. Kryevepra e Santorit drama Emira ne të cilën përshkruhen ngjarjet e përditshmërisë arbëreshe dhe personazhet janë të karakterizuara me cilësitë e përzgjedhura nga autori.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.