Video/ Premiera e filmit…Del traileri i bashkëpunimit të Dicaprios me Brad Pitt

0
130
(Twitter: @lede_b)

Ky është filmi i parë i Tarantino-s që nuk financohet nga Harvey Weinstein, pas akuzave për këtë të fundit në lidhje me ngacmimet seksuale të aktoreve. Tarantino ka punuar me këtë skenar për pesë vjet, dhe ka qenë vetëm 17-vjeç në kohën e vrasjeve famëkeqe në LA. Premiera e filmit do të dalë më 26 korrik 2019.

Është publikuar sot traileri i filmit të shumëpritur të regjisorit Quentin Tarantino, i cili sjell bashkë në role kryesore dy aktorët më të mëdhenj të kohës, Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt. Pas sukseseve me filmat si “The Hateful Eight”, “Kill Bill”, apo “Pulp Fiction”, filmi i ri dramë që flet për një histori vrasjesh të famëkeqit Charles Manson, të ndodhura në Los Angeles në vitin 1969, pritet të thyejë rekordet në kinema.

Trailer-i i parë për filmin, i cili u publikua këtë mëngjes, tregon Rick Dalton (Leonardo DiCaprio), një aktor i njohur dhe shokun më të mirë të tij, Cliff Booth (Brad Pitt), teksa intervistohen nga një gazetar. Në film luajnë gjithashtu aktorët Margot Robbie, Al Pacino, Tim Roth, Kurt Russell dhe Timothy Olyphant.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here