Standard.al

Skandal në Bulqizë, helmohen 11 fëmijë/ Reagon Çupi: Helmi i kësaj qeverie nuk kursen askënd…

0

Pas lajmit për helmim të fëmijëve në Bulqizë ka reaguar ish deputetja e Dibrës Dhurata Çupi që e cilëson ngjarjen shumë të rëndë.

“Fëmijët janë dërguar në urgjencë duke u përballur me pasoja të rënda të helmimit”.
“Për fatin e keq helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd, as fëmijët të cilët prindërit i dërgojnë në shkollë e i përfundojnë në spital”, shkruan ish deputetja demokrate në një postim në facebook..

Ja postimi i plotë i saj:

 

Skandal në Bulqizë, helmohen 11 fëmijë të shkollës “Shefqet Tançi”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa nxënësit e klasës së gjashtë po kryenin një eksperiment në laboratorin e shkollës.
Fëmijët janë dërguar në urgjencë duke u përballur me pasoja të rënda të helmimit.

Për fatin e keq helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd, as fëmijët të cilët prindërit i dërgojnë në shkollë e i përfundojnë në spital.

Duhet të merren masa urgjente për largimin e produkteve të tilla helmuese nga të gjitha shkollat në vend.

Të kryhet hetim i plotë nga organet kopetente për këtë ngjarje por edhe për procedurat që janë ndjekur për pajisjen e shkollave me këto produkte që u rrezikon shëndetin fëmijëve.

Skenat që pamë sot me fëmijët e kësaj shkolle, janë tregues i papergjegjshmerise totale te autoriteteve pergjegjese
Fëmijëve të lënduar nga kjo ngjarje u uroj shërim të shpejtë si dhe prindërve të kenë durim për ta kaluar këtë moment.

#tëzbardhetevërteta#fëmijëtjanëeardhmja#

Image

 

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.