Oxhaku 40 metra i lartë, do të shembet me tritol!

0
111

Objekti, rreth 40 metra i lartë, ndërtuar me tullë, pjesë përbërëse e objektit industrial ndërtuar para viteve ‘90, për shkak të amortizimit paraqet rrezikshmëri.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë nesër me shpërthim të kontrolluar një objekt (oxhak) në Fushë-Arrëz.

IKMT informon se operacioni do të kryhet pas kërkesës për mbështetje nga Bashkia e Fushë- Arrëzit.

Për realizimin e shpërthimit ka hapur në trupin e objektit 100 furnela (vrima) dhe do të përdorë rreth 7 kilogramë eksploziv.

Operacioni do të kryhet nesër rreth orës 12.00.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here