Ndërtuar para viteve ‘90 nesër hidhet në erë oxhaku ‘historik’ i Fushë Arrëzit, 40 m i lartë…

0
188

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se do të prishë nesër me shpërthim të kontrolluar një oxhak në Fushë-Arrëz.

Operacioni i IKMT kryhet pas kërkesës për mbështetje nga bashkia e Fushë-Arrëzit.

Objekti, rreth 40 metra i lartë, ndërtuar me tullë, pjesë përbërëse e objektit industrial ndërtuar para viteve ‘90, për shkak të amortizimit paraqet rrezikshmëri.

IKMT për realizimin e shpërthimit ka hapur në trupin e objektit 100 furnela (vrima) dhe do të përdorë rreth 7 kilogramë eksploziv. Operacioni do të kryhet nesër rreth orës 12.00.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here