Morali i nje qeverie te degraduar dhe të marrë peng….! Lleshi reagon kundër studenteve, por nuk gjen kohen të reagoje për dy vrasje mafioze ne mes te Tiranes…

0
76

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari ka reaguar në një shenim në faqen e tij në facebook ndaj sjelljes së ministrit të Brendshëm Sander Lleshi.

“Sandër Lleshi reagon kundër studentëve, kundër qytetarëve që protestojnë tek Unaza e Re, hedh gaz helmues në kundërshtim me ligjin në protestat qytetare por nuk gjen kohën të reagojë për dy vrasje mafioze në mes të Tiranës”, shkruan drejtuesi i lartë I LSI.

Nga Endrit Braimllari

Sander Lleshi reagon kunder studenteve, kunder qytetareve qe protestojne tek Unaza e Re, hedh gaz helmues ne kundershtim me ligjin ne protestat qytetare por nuk gjene kohen te reagoje per dy vrasje mafioze ne mes te Tiranes.

Ky eshte morali i nje qeverie te degraduar dhe te marre peng. Qytetarin e dobet dhe te varfer e arreston, e mbyt ne gaz helmues, i prish shtepine ne kundershtim me ligjin per te fituar miliona euro Edi Rama, ndersa oligarkun, kriminelin nuk guxon as ti permendi emrin.
Nuk kishim dyshim qe Keshilltari i Sigurise se Kryeministrit, Sander Lleshi ne kohen me te erret te vendit ku dominonte kanabisi, trafiku nderkombetar i drogerave te forta, sot Minister i Brendshem, te ishte ndryshe. Sander Lleshi eshte thjeshte bashkepuntor i qeverise se krimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here