Standard.al

Forca të shumta policie përballë fermerëve të irrituar…

0

Fermerë të shumtë kanë bllokuar aksin rrugor Lushnje – Fier duke derdhur në mes të autostradës, prodhimet e tyre, në shenjë proteste për mossubvensionimin e TVSH. Fermerët e revoltuar akuzojnë qeverinë për falimentimin e tyre.

Në vendngjarje ka forca të shumta policore, të cilat kanë tentuar të largojnë protestuesit e shumtë nga rruga.

Prej disa ditësh, grumbulluesit e qumeshtit kanë bojkotuar mbledhjen duke çuar në falimentim fermerët, ndërkohë që në protestë jane bashkuar edhe fermerët e produkteve të tjera, të Lushnjes dhe zonave përreth. Fermerët thonë: “Kërkojmë uljen e TVSH për qumështin. Kemi marrë kredi, ndërkohë që prodhimet detyrohemi t’i hedhim në plehra!”

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.