Deklarata e Presidentit, jehonë botërore! “New York Times”: Jam gati të sakrifikoj deri në jetën time

0
90

Deklaratat e Metës janë publikuar edhe në gazetën tjetër prestigjioze amerikane, “New York Times” si dhe në rrjetin televiziv amerikan ABC News.

Deklarata e Presidentit Ilir Meta nga Pogradeci se do të ishte gati të jepte dorëheqjen nga posti i kreut të shteti dhe deri tek sakrifikimi i tij për të mos lejuar që në vend të instalohet një juntë ushtarake, kanë gjetur jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Prestigjiozja “Washington Post”, shkruan se Presidenti tha se pas dështimit të ndërmjetësimit të një zgjidhjeje, ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen, duke shtuar se “jam i sigurt se vendi ka një zgjidhje politike, kushtetuese dhe solide”.

Megjithëse Meta u zgjodh dy vjet më parë me votat e Partisë Socialiste të majtë, ai nuk ka qenë në “paqe” me qeverinë që nga ajo kohë, shkruan “Washington Post”.

Opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Partia Demokratike, ka dorëzuar mandatet e saj parlamentare dhe po zhvillon protesta duke akuzuar qeverinë e majtë të kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, shkruan gazeta.

Duke folur me gazetarët në qytetin lindor të Pogradecit, Meta gjithashtu e krahasoi veten me presidentin kilian Salvador Allende, i cili vrau veten në vitin 1973 ndërsa trupat e ushtrisë rrethuan pallatin e tij pas një grushti ushtarak.

112

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here