Standard.al

Vrasja e 26 vjeçarit, menaxheri i Vipave të Bllokut! Ja pista që dyshon policia…

0

Sipas Policisë deri më tani po punohet në pistën e hakmarrjes, duke qenë se Kurti ishte i përfshirë në një vrasje të ndodhur dy vite më parë në Durrës dhe ajo e prishjes së pazareve të drogës.

Janë dy pistat ku policia po punon për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmë pranë Tiranës së Re, ku humbi jetën në një pritë, shtetasi 26 vjeçar, Jurgen Kurti.

Kurti ishte i njohur për jetën luksoze që zhvillonte, ndërkohë që njihej edhe si menaxheri i “Vipave të Bllokut”.

Vrasja e tij u mrye nga një motorr në lëvizje dhe dyshohet se autorët e pritën viktimën deri sa të ngjiste shkallët e pallatit ku banonte.

Deri tani në polici janë shoqëruar miq dhe të afërm të viktimës, ndërkohë që Vjollca Arapi, bashkëshortja e Agim Arapit që u vra dy vite më parë në Durrës, ku dyshohet se autori ishte viktima e mbrëmshme, ka mohuar që familja e saj të ketë gisht në vrasjen e Jurgen Kurtit.

Jurgen Kurti ishte i dyshuar edhe për vrasjen e babait të tij tri vite më parë, por krimin më pas e mori përsipër daja i tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.