Standard.al

Video/ Studentët degjenerojnë Vasal Lleshajn! Ardi Veliu përpiqet të shpëtojë shefin!

0

Ministri Sandër Lleshaj u bë rezil sot nga studentët në Durrës, të cilët i kërkonin llogari për gazin lotsjellës që u hodhi gjatë protestave.

Por, detaji që shpëtoi pa u vënë re, ishte momenti kur ndërsa studentët i thërrisnin “Turp…Turp…Turp”, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu që ndodhet pas shefit të tij, përpiqet ta kapë prej mënge eprorin e tij, për ta shpëtuar nga sikleti ku ishte futur.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, Ardi Veliu i thotë pa sukses nën zë Lleshajt disa herë që të ikin, ndërsa ky i fundit vazhdon përplasjen verbale me studentin që i thotë që “hë ça do bëni do na arrestojnë këto shoqëruesit e tu”.

Duke iu marrë goja, Lleshaj i drejtohet studentit me fjalët; “Pse ty do të të jap llogari se kur vij”, ndërsa Ardi Veliu duket i dorëzuar për ta tërhequr shefin e tij nga kjo bisedë turpëruese me studentët.

Statusi i Berishës:

Studentët degjenerojne Vasal Lleshajn:
E presin me thirrjet:
turp, turp, turp
dhe,
pse ke ardhur ti ketu?
Jeni qeveri ilgjitime!
Turp, turp, turp, turp!
Nderim studentve trima dhe frymezues qe i treguan Vasalit vendin.Ju lumte.sb

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.