Standard.al

Video/ Pamje që nuk duan koment!!! Gjesti i shëmtuar i Erion Veliajt!

0

Një video e publikuar në rrjetin social ka shkaktuar mjaft polemikë këtë të martë.

Një foto flet sa një mijë fjalë, por në rastin e një videoje një mijë foto nuk do të mjaftonin për të përcjellë një mesazh në “lëvizje” dhe të gjallë.

Video e postuar nga Lolita kap momentet kur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndodhet në një tryezë dhe “gju më gju” me popullin. Përkrah tij ndodhet Edi Rama, i cili si zakonisht po mban fjalën. Në një moment kryebashkiaku i Tiranës tështin dhe ashtu siç e kërkon edukata bazike qytetare, vendos dorën përpara gojës.

Por më tutje, ajo që bën Veliaj me dorën është me të vërtetë një gjest aspak i hijshëm… dhe kjo i bëhet pikërisht një qytetari që ndodhet në krah me kryebashkiakun. Pamjet e mëposhtme nuk kanë nevojë për koment./Express

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.