Surprizohet Lleshi…. pritet me protesta nga studentët në Durrës!

0
112

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi është pritur me protesta gjatë vizitës që ka pasur sot në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës.

Disa studentë i kanë zënë ‘pritë’ Lleshit në hyrje të godinës, duke i kërkuar llogari për gazin lotsjellës që është hedhur në protestat e opozitës, si dhe për faktin që ky takim nuk ka qenë bërë publik për studentët.

‘Truprojat e tua po na dhunojnë, unë jam student dhe kam të drejtë që të protestoj. Ju jeni qeveri ilegjitime, ti më ke helmuar mua’, shprehet një prej protestuesve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here