Shpërthen aktori i humorit për smogun që thithim çdo ditë:Është E TMERRSHME që qeveritë, ministritë pushtetet lejojnë vrasje tē tillë të shëndetit tonë….

0
98

Florian Binaj aktori i humorit në llogarinë e tij në instagram ka denoncuar përmes një videoje nivelin e lartë të smogut që ka Tirana.

Në video shfaqet një urban në zonës afër qëndrës spitalore Nënë Tereza që po nxjerr shumë tym. Ai i kërkon llogari autoriteteve që nuk po bëjnë asgjë për ta ndaluar këtë masakër që po i bëhët shëndetit të njerëzve.

“Është e tmerrshme që qeveritë , ministritë dhe të gjitha pyshtetet lejojnë një vrasje të tillë të shëndetit tonëduke e rritur numrin e rasteve me kancer vit pas viti edhe tek moshat e reja.”
Aktori ndihet i rrezikuar nga kjo gjendje dhe thotë se vdekja po i vjen rrotull atij dhe gjithë njerëzve që ai njeh.

“Personalisht  kam miq që i vuajnë këto pasoja sot, të tjerë nuk ja dolën dot, nesër  mund ta kem radhën unë ose dikush tjetër nëse nuk ndalon kjo cmenduri që më shumë se kushdo prek shëndetin e fëmijëve”.

Tirana është një nga qytetet më të ndotura në Europë dhe smogu i lartë po shkakton shumë sëmundje banorëve të këtij qyteti.

Statusi i plotë i aktorit:

Këto pamje janë bërë në mes të Tiranës, afër qëndrës spitalore Nënë Tereza…Është E TMERRSHME që qeveritë, ministritë dhe të gjitha pushtetet lejojnë një vrasje tē tillë të shëndetit tonë duke rritur numrin e rasteve me kancer vit pas viti edhe tek moshat e reja…Personalisht kam miq që i vuajnë keto pasoja që sot, të tjerë nuk ia dolën dot, nesër mund ta kem rradhën unë ose dikush tjetër nëse nuk ndalon kjo çmenduri që më shumë se kushdo prek shëndetin e brishtë të të gjithë fëmijëve…Nuk di ç’të them më…jam pa fjalë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here