Prindërit e Marvi Mihalit të revoltuar: Djali na tretet nën dhe, vrasësit pushime në Greqi…

0
96

Prindërit e Marvi Mihalit kanë folur për mediat pas procesit gjyqësor për djalin e tyre, që u vra në korrik të 2017 për një karikues telefoni.

Fatmira Mihali tha se njëri prej të rinjve të akuzuar për vrasjen, Eugen Bitraj ka marrë dënim më të lehtë.

“Nuk e di, ky gjyq është për të bërë drejtësi për Marvi Mihalin apo ti lehtësuar. Prokurori tha se Eugen Bitraj dënohet me 18 vite sepse ka lehtësi për shkak se është dorëzuar. Nuk është dorëzuar, e nxori ai Artan Lulaj. E nxori ai, ishte brenda. Siç ikën dy të tjerët dhe po bëjnë pushime në ishujt e Greqisë. Ndërsa djali im po tretet në dhe. Jam e prekur nga shpifje të tilla. Ja thershin djalin në burg, dhe ta shikojnë a bëjnë dot pazare, ka çmim për gjakun për e fëmijëve të tyre. E provofshin në kurrizin e tyre dhimbjen e madhe që po përjetoj unë.”, tha Fatmira Mihali.

Nëna e të riut akuzoi drejtorin e policisë gjyqsore se ka intimiduar dëshmitarët.

Ajo tha se do vendosë drejtësinë me çdo kusht: “Është vrasje me paramendim në bashkëpunim. Jo vetëm që e vranë, jo vetëm që nuk u dorëzuan në polici. Të gjithë dëshmitarët janë intimiduar nga oficieri i policisë gjyqësor. Nuk do ndalojmë për asnjë minuta. Deri sot kemi thënë që do presim drejtësinë, por drejtësinë do ta vendosh me çdo kusht derisa të kem frymë. Boll i kam duruar baballarët e kriminelëve duke më prekur, më parë. Nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe tani vijnë aty shpifin dhe gënjejnë.”

Ndërsa babai i Marvi Mihalit tha se “Katër kriminelë e deri të avokatë e te prokurori Artan Lulaj. Ky degracion duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Në momentin që nuk do bëhet drejtësi, e përsëris, atëherë le të funksionojë ligji i kuranit dhe i kanunit unë do flijohem se kam përballë kriminelë, baballarë kriminelësh. Si guxohen të cohën në sallën e gjyqit, e të na kërcënojnë, do të përballen me ligjin”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here