Premtimet e ‘Rilindjes!’ Nga ishulli i Peleshit në Berat në stadiumin e ri të Pezës në Peqin…

0
157

Rilindja, erdhi me premtime të mëdha në vitin 2013. Protagonistë kanë qenë Alfred Peza, asokohe deputet dhe Niko Peleshi që mbante postin e zv/kryeministrit.

Përpos rritjes ekonomike, zhvillimit të vendit, drejtësi së reformuar etj, dy kanë qenë deri tani premtimet më pikante.

Ish gazetari Peza do të premtonte nga qyteti i Peqinit binjakëzim të Shkumbinit me Lazion, stadium të ri e shumë premtime të tjera, por që mbetën vetëm në letër. Aq sa skuadra e Shkumbinit sot, nga kategoria superiore, ka përfunduar në ligat më të ulëta të futbollit shqiptar.

Dy vite më pas, kur PS kishte ardhur në pushtet, perlën e rradhës do ta lëshonte zv.kryeministri Peleshi, që nga Berati do të premtonte ishull në lumin Osum. Sot pas 4 vitesh, qyteti historik jo vetëm që nuk ka ishullin por siç është raportuar ditët e fundit në mediat online, lagjje të shumta kanë probleme me ujërat e zeza që herë pas here dalin nëpër rrugët e qyteti.

 

Premtimet më ‘brilante’ të Rilindjes: Nga ishull në Berat në stadiumin e ri në Peqin...

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here