Politologu zviceran: Rama shitet si artist në sy të europianëve, kishte “mbytur çdo kundërshtim ndaj tij!

0
127

Sipas tij në Shqipëri televizioni popullor nuk është në qendër të revolucionit edhe pse gjendja nuk paraqitet e mirë.

Historiani dhe politologu zviceran Jens Schmitt e quan kryeministrin Rama demagog, i cili sipas tij u shtiret europianëve si figurë e ndritur ndërsa në Shqipëri qeveris me dorë të fortë.

Këtë deklaratë historiani dhe politologu zviceran e ka publikuar në një artikull me titull “Nën presion”, të botuar në një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, pikërisht në Frankfurter Allgemeine Zeitung mbi sundimtarët autoritarë në Ballkan e kontrollin antidemokratik të mediave nga pushtetarët e këtij rajoni me autor Michael Martens.

“Nën sunduesit autoritarë të Ballkanit Perëndimor Edi Rama ja ka dalë më së miri deri tashti të paraqesë “fshatrat e Potjemkinit” publikut perëndimor. Ai prezantohet si artist alternativ që qeverise part time edhe një shtet ballkanik” thotë historiani i Europës Juglindore i bazuar në Vjenë Jens Schmitt. Brenda vendit deri në protestat e studentëve Edi Rama kishte “mbytur çdo kundërshtim me dorë të fortë e me kontroll të plotë të mediave”./ Start News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here