‘Opozita e vendosur’. Ish-deputeti Frroku: Banorët janë të gatshëm të lënë shtëpinë…

0
136

Të enjten në orën  9:30 para parlamentit,protesta do të jetë e fiksuar tek simbolika jo tek numri. Duam të përciellim mesazhe.”

Në studion e Fax News ish-deputeti i opozitës Andon Frrokaj ka qënë i ftuari i radhës i cili ka folur për vijimin e protestës së opozitës por jo vetëm. Ai ka folur gjithashtu dhe për reagimet e ndërkombëtarëve por dhe për qytetarët.

I pyetur nga gazetarja lidhur me qëndrimin e ndërkombëtarëve, Frrokaj është shprehur: “Ne jemi munduar t’u themi ndërkombëtarëve se në Shqipëri nuk ka stabilitet ,nuk ka  demokraci. Ne nuk kërkojm as më shumë as më pak se sa kanë ndërkombëtarët në vendet e tyre. Ne kërkojm gjëra që Europa i sheh si  minimale, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe  barazi para drejtësisë. Ndërkombëtarët  duhet të bëjnë punën e tyre asgjë tjetër.

Opozita është e vendosur në qëndrimin e saj, me vullnet nuk ka gjë që nuk arrihet”.

Frroku ka folur gjithashtu dhe për banorët e zonës së tij të cilët jo vetëm që janë shumë kurajoz por e mbështesin opozitën në çdo hap. “Zona ime është një nga zonat më kurajoze , janë guximtarë. Shpesh më janë shprehur se janë të gatshëm të lënë shtëpinë dhe të vijnë në protestë. Kur të keni protestë në jëmi gati “- ka thënë ish-deputeti.

Ndërkohë që Andon Frroku ka sjell dhe një rast specifik në zonën ku ai ka pasur mandatin, duke mos dashur të bëjë publik emrin Frroku vijon: Një burrë i cili është në radhët e Partistë Socialiste ka bërë një status në Facebook ku i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar, një nga socialistat më të thekur, drejtues i strukturave të larta. Të gjithë e njohi në atë zonë.

Frroku e ka mbyllur fjalën me një rikujtim të protestës së ditës të enjte në orën 09:30, përkatësisht dhe me nisjen e seancës së radhës parlamentare.

Të enjten në orën  9:30 para parlamentit,protesta do të jetë e fiksuar tek simbolika jo tek numri. Duam të përciellim mesazhe.”

Sa i takon protestës së madhe të opozitës, nësë do të jetë apo jo në 16 prill, ish-deputeti nuk ka dashur të jap asnjë njoftim zyrtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here