Mediat botërore sytë nga Ballkani! Protesta në Shqipëri, pse rebelohen qytetarët?

0
97

Protesta e së shtunës nga opozita e bashkuar në Tiranë mori jehonë edhe në mediat europiane dhe ata botërore, ndërsa theksi u vendos tek revolta qytetare kundër qeverisë dhe sistemit të drejtësisë. Kjo panoramë e përgjithshme sociale ka tërhequr vëmendjen e mediave, të cilat kanë në fokus zhvillimet e fundit në këtë gadishull.

Jo vetëm në Shqipëri, por pakënaqësia e njerëzve ndaj qeverive të tyre ka shpërthyer edhe në vendet e tjera të Ballkanit si në Serbi e Mal të Zi.

Në Shqipëri, opozita e bashkuar pasi hoqi dorë nga mandatet e deputetëve ka zhvendosur ‘betejën’ në rrugë bashkë me përkrahësit e saj duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeveria tranzitore.

Nga ana tjetër në Serbi protestuesit vepruan në formë të dhunshme kundër presidentit, Aleksandër Vuçiç, ndërsa një pjesë e tyre arritën të futeshin me dhunë brenda ambienteve të televizionit publik.

Ata shprehën zemërim ndaj medias më të ndjekur në Serbi, e cila sipas tyre nuk ka pasqyruar e ftuar në studio asnjë qytetarë për të folur për protestat dhe qëllimin e tyre. Protestuesit kanë akuzuar presidentin si një nga politikanët që ka ndikim të madh në media dhe për shkak të kësaj, ai ka kapur dhe censuruar shtypin që operon në Serbi.

Ndërkaq, sajti ‘Tsarizm’ ka publikuar edhe situatën politike në Malin e Zi, ku qytetarët kërkojnë largimin e administratës së korruptuar së bashku me presidentin, Milo Gjukanoviç. Protestat në këtë shtet vijojnë intensivisht çdo javë në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.

Kjo media vendos theksin se revolta popullore vjen për një sërë arsyesh dhe shkaqesh duke nisur nga kushtet e vështira ekonomike, kapja e mediave, liria e cunguar e qytetarëve si dhe drejtësia jo efiçente.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here