Ish-doganier, sot deputet i PS! ‘Grabiti pronën 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi?’

0
102

Opozita e ka akuzuar Alket Hysenin me dokumenta konkretë se për të verifikuar tjetërsimin e pronave në Bregun e Jugut nga viti 2014 deri në vitin 2016, nuk ka dhënë asnjë shpjegim sesi u bë pronar i një prone, transaksioni për të cilën ishte ndaluar me vendim nga Gjykata e Vlorës.

Ish-doganieri Alket Hyseni, sot deputet i Partisë Socialiste, nuk është marrë ende nën hetim nga Prokuroria për akuzën e rëndë të grabitjes së 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi.

Alket Hyseni po kështu nuk është i zoti të dëshmojë sesi ia doli të bëjë kaq shumë pasuri në një kohë kaq të shkurtër.

Skema e përdorur nga Alket Hyseni është e qartë. Ai e ka siguruar pronën nga një i arrestuar vitin e kaluar për fallsfikimin e dokumenteve, në kohën kur vetë Hyseni drejtonte Task Force-n për pronat e Bregut në Jug. Pra, Alket Hyseni e dinte konfliktin për këtë pronë, por sërish e bleu pronën e tjetërsuar me dokumenta të fallsifikuar për më shumë se 200 milionë lekë. Më pas pronën ia kaloi një firme, e cila siç rezulton nga dokumentat është e babait të tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here