Frika e ministrit Lleshaj! Ruhet nga nëntë truproja, studentëve iu bëhen kontrolle të imtësishme!

0
122

Në hyrje të Universitetit të Durrësit disa të rinj i kërkuan llogari Lleshajt për gazin e hedhur në protestën e opozitës, si dhe për faktin se gjatë kohës që ka qenë këshilltar i Ramës ai nuk ka bërë asgjë për të ndaluar kanabizimin e vendit. Dhe duket se frika për një tjetër protestë ka bërë që ministri të shtojë masat e sigurisë.

Vizita e ministrit, Sandër Lleshaj, ditën e sotme në Durrës, është shoqëruar dhe me protesta të të rinjve në këtë qytet.

Në sallën me studentë ku nuk ka pasur më shumë se 100 persona, ministrin e ruanin nëntë punonjës sigurie, njësoj si të ishte nën rrezik për jetën. Po ashtu studentët që janë lejuar të futen në takim me ministrin janë kontrolluar imtësisht nga ana e rojeve.

Pamjet e takimit të Lleshajt janë publikuar nga ana e gazetarit Isa Myzyraj, që njëherësh është dhe student në Universitetin e Durrësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here