Endrit Braimllari: Një mesazh për policinë e shtetit, të mos ushtrojë më presion ndaj banorëve…

0
124

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari nga protesta te Unaza e Re

Së pari, ju nuk keni asnjë arsye se përse të lëvizni nga ky vend, sepse ky është vendi juaj. Kam një mesazh për Policinë e Shtetit: Të distancohet nga urdhrat politikë të Edi Ramës. Nuk ka gaz helmues që të shpëtojë Edi Ramën. Ai është në gramat e fundit të pushtetit të tij. Ai vetë është larguar nga vendi dhe ndërkohë këtu sjell Policinë të përplaset me banorët. Edi Rama po fut në luftë shqiptarët me njëri-tjetrin, duke përplasur Policinë me banorët e Unazës së Re. Këta banorë e nuk e kanë betejën me Policinë e Shtetit. Ata e kanë me Edi Ramën që kërkon të vjedhë hapur ata dhe gjithë shqiptarët. Me Edi Ramën që kërkonte të merrte 18 milion euro në kurriz të 1300 familjeve të Unazës së Re. I bëj thirrje të distancohen sepse nuk ka presion që të ndalë energjinë dhe sakrificën e banorëve të Unazës së Re dhe qytetarëve të Tiranës. Në vazhdojnë me këtë presion, të jeni të bindur që qytetarë nga e gjithë Tirana por edhe nga e gjithë Shqipëria do ti bashkohen protestës suaj. Nuk mundet që Edi Rama me drejtorë politikë të ushtrojë presion mbi banorët e Unazës së Re. E thashë edhe njëherë, Edi Rama është në gramën e fundit të pushtetit të tij. Është në gramën e fundit sepse Edi Rama ka rënduar drejtpërdrejtë mbi qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Banorët e Unazës së Re nuk do t’ia falin këto mbi 120 ditë sakrificë Edi Ramës dhe oligarkëve të tij që kërkojnë të shkatërrojnë pronat, për të gllabëruar këtu miliona euro. Ndaj të jeni të bindur që ne do të rrimë këtu derisa të gjithë të sensibilizohen. Edi Rama ka vjedhur hapur këtu te Unaza e Re në kurriz të familjeve.
Ndaj ju bëj thirrje të sensibilizohen me banorë të tjerë të Unazës së Re. Banorë të tjerë nga e gjithë Tirana do të vijnë këtu dhe nuk mundet që me presion, me frikë dhe me dhunë, Edi Rama të mposhti kauzën e banorëve të Unazës së Re, sepse kauza juaj është e drejtë, kauza juaj është kauza e njerëzve të sakrificës.
Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro dhe pushtetarë të tjerë rrinë të lirë, dhe sot policia e Edi Ramës ushtron presion mbi banorët. Duhet të kuptoni që nëse nuk ndërshkohen fajtorët e vërtetë të Unazës së Re, nëse nuk ndërshkohen ata që kërkonin të prishnin pronën e banorëve të Unazës së Re, nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën, oligarkët e tij dhe pushtetarët e tjerë.
Ju bëj thirrje ti bashkoheni banorëve të Unazës së Re, sepse kauza e tyre është kauza e Shqipërisë, kauza e tyre është kauza e qytetarëve. Nëse Edi Rama me policinë e tij politike, vjen dhe shtyp banorët e Unazës së Re, nesër do të vijë ti marri pronën çdo shqiptari. Ndaj dhe ne nuk do ta lejojmë, sepse ju dhe Tirana jeni në të drejtën tuaj. Ju ia keni çjerrë maskën Edi Ramës dhe e keni nxjerrë zbuluar.
Edi Rama kërkon të grabisë para te Unaza e Re dhe të shkatërrojë jetën e këtyre fëmijëve të vegjël. Edi Rama kërkon të grabisë para këtu dhe të shkatërrojë jetën sociale të Tiranës. A ka polic shteti që nuk kupton hallin dhe shqetësimin e këtyre banorëve? A ka oficer policie që nuk kupton stresin që kanë kaluar fëmijët e Unazës së Re? Kanë më shumë se 130 ditë pa shkuar në shkollë. Kanë më shumë se 130 ditë që jetojnë me stres. Ndaj ne nuk do ia falim Edi Ramës këtë presion që po ushtron ndaj banorëve të Unazës së Re.
Këto janë momentet e fundit që policia e shtetit ta kuptojë qartë që të mos ushtrojë më presion ndaj banorëve të Unazës së Re dhe të mos i thërrasi drejtori i ri politik i Tiranës në Drejtorinë e Policisë, sepse vendi i banorëve të Unazës së Re është këtu te ky shesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here