Ekzekutimi i Kurtit/ Shpërthen gazetari: Përmes parave Jurgen Kurti ka korruptuar drejtësinë, për të dalë i pafajshëm…

0
227

Gazetari Denis Dyrnjaja ka reaguar përmes një statusi në “Facebook” për vrasjen e mbrëmshme të 26-vjecarit Jurgen Kurti. Sipas tij vrasësja e vërtetë është “DREJTËSIA E KORRUPTUAR”.

Ai bën me faj autoritetet të cilat nëse do kishin zbatuar ligjin do të shmangnin ngjarjen e mbrëmshme.

“Jurgeni duhet të ishte dënuar për të paktën një nga ngjarjet e krimit në të cilat ai ishte përfshirë”, shprehet gazetari.

Sipas gazetarit përmes parave Jurgen Kurti ka korruptuar drejtësinë, për të dalë i pafajshëm.

“Drejtësia e korruptuar, e paguar dhe shtrembëruar e nxori këtë të ri në pritën e hakmarrjes duke i prerë jetën në mes”, shkruan më tej Dyrnjaja.

Statusi i plotë i gazetarit:

Një mësim nga një vrasje!

Tirana u trondit mbrëmë nga vrasja e një 26 vjeçari në pragun e shtëpisë së tij. Sapo lexon rreshtat e parë të lajmit, keqardhja është ndjenja që pushton natyrshëm çdo kënd. Pastaj lind kureshtja se kush ishte viktima dhe ndërsa fillon e lexon bëmat e jetës së tij duzimet për keqardhjen nisin e shtohen.

26 vjeçari ishte i famshëm për jetën luksoze, por fama e tij mori një dimension tjetër 3 vjet më parë kur u njoftua se kishte vrarë babait e tij, krim që u pasua nga një tjetër vrasje në Durrës, ku u vra qiramarrësi i dyqani të tij.

Në të dyja rastet ai i shpëtoi drejtësisë pa dënim. Mbrëmë rrethanat ishin përmbysur fatalisht për të riun, që e vranë në prag të shtëpisë. Thuhet se e vranë dy persona. Por në fakt vrasësja e vërtetë e tij është “DREJTËSIA E KORRUPTUAR”.

Ai nuk do ishte vrarë mbrëmë sikur drejtësia ta dënonte të paktën për njërin nga krimet ku minimalisht ishte pjesëmarrës edhe sikur të mos ishte protagonist sikurse mendohet se ka qenë.

Nëse do të ishte duke vuajtur dënimin në burg kishte të garantuar jetën dhe një mundësi rehabilitimi.

Drejtësia e korruptuar, e paguar dhe shtrembëruar e nxorri këtë të ri në pritën e hakmarrjes duke i prerë jetën në mes. Ndaj sot akuza publike për vrasjen e tij shkon për drejtësinë, që me dorezat e korrupsionit merr jo vetëm para, por edhe jetë njerëzish si kjo e këtij 26 vjeçari e shumë të tjerëve si ai!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here