Çfarë po ndodh te Unaza e Re? Basha: Një urdhër politik, të arrestohen banorët!

0
142

“Një urdhër politik i ardhur nga nivele të larta, supozohet Lleshaj dhe Rama për të kryer akte terrori.”

Një situatë e tensionuar është krijuar në këto momente te Unaza e Re ku banorët e Astrit vijojnë protestën. Pranë tyre ka shkuar vetë kryedemokrati Lulzim Basha, i cili në një lidhje direkte me studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 tha se me urdhër politik policia kishte shkuar sot në zonë për terror dhe për të shoqëruar banorët që protestojnë prej 4 muajsh.

“Pushteti ilegjitim i ngritur mbi votën e vjedhur nga bandat po i shërben bandave. Policia kishte marrë urdhër të shoqëronte banorët që kanë 4 muaj që protestojnë për aferën që Damian Gjinkuri duhet të ishte në burg dhe Edi Rama të merrej i pandehur.  Kur bisha plagoset bëhet më e rrezikshme. Këta e kanë kuptuar që po ju vjen fundi. Këta kanë dalë nga bandat dhe ju shërbejnë bandave”,- tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here