Standard.al

Zhvlerësimi i euros nga paratë e pista? Trondit Tabaku: Ekonomia në pikiatë!

0

Tabaku, e sheh problemin e zhvlerësimit të euros tek paratë e pista që janë futur në vend dhe kjo ka ndikuar edhe tek ulja e tëardhurave për bizneset.

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, thotë se ekonomia shqiptare është në pikiatë dhe kjo për shkak të rënies së eksporteve dhe rritjes së 50% të taksave dhe rënies së kursit të këmbimit të euros që ka sjellë ulje të fitimit me 11%.

‘Paratë e pista që zhvlerësuan artificialisht monedhën euro, kanë ulur të ardhurat e kompanive duke i sjellë dëm bizneseve dhe ulje të ardhurash për qytetarët. Shumë firma kanë marrë më pak të ardhura si pasojë e zhvlerësimit të monedhës euro, duke sjellë për rrjedhojë më pak të ardhura edhe jo rritje pagash tek punonjësit’, shkruan mes të tjerash Tabaku.

 Postimi i plotë:

Ekonomia në pikiatë!

Rënia e eksporteve në 75% të grupeve që kanë peshën më të madhe të tyre në vend, po u tregon shqiptarëve se çfarë dëmi të madh ekonomik dhe social u ka prodhuar qeveria bizneseve dhe qytetarëve. Biznese që kanë numër të lartë punësimi dhe shërbimesh janë gjendur për mbi një vit nën presionin e një kursi këmbimi jo të favorshëm si pasojë e futjes së parave të drogës në treg. Rritja e taksave me 50% ka sjellë rritje te kostove te prodhimit/renia e euros ka sjelle renie te fitimit me 11%.

Paratë e pista që zhvlerësuan artificialisht monedhën euro, kanë ulur të ardhurat e kompanive duke i sjellë dëm bizneseve dhe ulje të ardhurash për qytetarët. Shumë firma kanë marrë më pak të ardhura si pasojë e zhvlerësimit të monedhës euro, duke sjellë për rrjedhojë më pak të ardhura edhe jo rritje pagash tek punonjësit. Më pak para për t’u ri-investuar në kompanitë përkatëse. -​Të dhënat nga statistikat raportojnë se nuk kemi politika për rritje pagash si në sektorin privat edhe në atë publik. Nga buxheti I shtetit raportohet se pagat në sektorin public kanë pasur rritjen më të vogël që prej vitit 1993. Pra rritja në vitin e 5 rilindas është e barabartë sa rritja e pagave pas 50 viteve diktaturë.

Kjo ulje e të ardhurave të qytetarëve është shoqëruar dhe me uljen e konsumit dhe blerjeve. Sipas të dhënave nga buxheti i shtetit, të ardhurat nga TVSH-ja gjatë janarit ishin me një rënie rreth 2 milionë euro në raport me një vit më parë. Praktikisht të ardhurat në rënie nga TVSH konfirmojnë rënien e konsumit të qytetarëve si pasojë e të ardhurave më të ulëta dhe shpenzimeve gjithnjë e në rritje nga familjet. Të njëjtën tendencë kanë ndjekur të ardhurat e buxhetit te shtetit me rënie rreth 120 milionë euro me pak se parashikimi ne 2018.

Kjo situatë ka nisur që në vitin 2014, me paraqitjen e politikës së parë fiskale anti-treg, që nisi të ndjehej me situatën komplekse të rënies së inflacionit, uljes së prodhimit dhe emigrimit. Ama në sipërfaqe nisi të bëhej më evidente në vitin 2017, e këtë e konfirmon INSTAT sipas të cilit shitjet e bizneseve të vogla familjare kanë rënë me 40 miliardë lekë, ose me 16%. Rënie kanë pësuar edhe shitjet e bizneseve të vogla pak më të mëdha (5 deri në 9 të punësuar) me 19 miliardë lekë.

Të vetmit që kanë përfituar janë kompanitë e ndërtimit të lidhura me paratë e pista. Ata që në fakt po prishin dhe po shkatërrojnë tregun e lirë në kurriz të bizneseve të ndershme. Këto kompani janë ata që sot sponsorizojnë dhe duan të mbajnë në këmbë qeverinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.