Trondit OSBE, thirrje partive: Dorëzoni komisionerët, zgjedhjet në rrezik

0
85

OSBE nënvizon se vonesat në propozimin e komisionerëve vë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor, ndërsa shton se vetëm me zgjedhje mund të vihet në pushtet.

Prezanca e OSBE në Shqipëri përmes një statusi në “Facebook” në faqen e saj zyrtare shprehet se i është bashkuar thirrjes së KQZ  drejtuar partive politike, për dorëzimin e propozimeve për emrat e anëtarëve të KZAZ nga ana e partive për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor. Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë.”- thuhet në postim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here