Reagimi i revoltuar i Xhensila Myrtezajt për të bijën, shpërthen aktivistja e njohur dhe nuk lë gjë pa i thënë…

0
100

Ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, reagimi i këngëtares Xhensila Myrtezaj ndaj një komentueseje që aludonte se vajza e saj Ajka ishte me Sindromën Down.

Këngëtarja e quante komentuesen ‘njeri të ndyrë’, ‘psiqik’, ndërsa reagimi i saj duket se ka prekur shumë prindër të cilët kanë fëmijë me sindormën down dhe luftojnë çdo ditë me mendësitë e njerëzve.

Emanuela Pepkola Zaimi, themeluese e fondacionit ‘Down Sindrome Albania’, reagon me nota zhgënjimi dhe revoltë ndaj këngëtares.

‘Heu bre mi Xhensile! Të mendosh që dhe vijnë e këndojnë për “t’i dhënë zë” kauzës tonë! (Yes yes faji im që coj ftesa lart e poshtë ke VIPsat)

Komentuesi ka shpifur ndersa …Xhensilës i ka ik truri vetëm nga mendimi që mund ta kishte gocën “e mangët”… dhe vazhdon me sharje diagnozash për t’i vënë kapak. Shpifjen e dimë cfarë është…po këtij reagimit të Xhensiles si t’ja vemë emrin?’, shkruan Zaimi.

Kanë qenë të shumta nënat të cilat kanë mbështetur reagimin e Zaimit dhe janë shprehur të zhgënjyera nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here