Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur një fjalim sot në ë konferencën: “Kundër kulturës së mënjanimit, në dobi të kulturës së dashurisë. .” Presidenti foli edhe mbi krizen politike si edhe qendrimet e mazhorances. Referuar qendrimeve te Kryeministrit dhe perfaqesuesve te PS qe gjithnje e me shume po flasin per nje influence te rritur ruse ne vend, madje duke dekonspiruar edhe si prapaskene mbeshtetese te krizes qe ka kapur vendin, Meta tha se: Rrezikun rus te mos e teprojme si dikur me rrezikun angloamerikan. Shkaqet e kesaj krize serioze kushtetuese,institucionale,politike e taniperfaqesimi jane te brendshme e kerkojne reflektim nga te gjithe”
“Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike për fat të keq të Rusisë në rajonin tonë por nuk besoj se ky është një problem në rastin e Shqipërisë. Do donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e gjithë popujve të rajonit për tu integruar në BE dhe Nato por është e drejta e saj të reagojë ndryshe.
Por nuk duhet ta katandisim rrezikun rus, si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e të kaluarës, për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale, përfaqësimi që janë krijuar nga ne, tha Presidenti.
Meta bëri deklaratën nga Universiteti “Zoja e Keshillit te Mire” ku kreu i shtetit mori pjesë në Konferencën me titull “Kundër kulturës së mënjanimit, në dobi të kulturës së dashurisë. Kujdesi paliativ për nxitjen e një kulture për përgjegjësinë sociale.”