Lubonja: Rama, sundues që ka kapur të gjithë pushtetet, është një nyje për t’u këputur

0
122

Ky sistem ku thuhet se parlamenti është ne rregull, mund të jetë në rregull për një regjim, shprehet Lubonja.

Analisti Fatos Lubonja, ka folur në edicionin e lajmeve të News24, ku ka komentuar situatën politike në vend. Lubonja tha se shfaqja e mazhorancës në festimet e ditës së dielë, ishte një fasadë, për të krjuar idenë se Shqipëria e vërtetë është kjo dhe jo ajo e protestës së opozitës.

Jemi në një pikë ku duhet reflektuar nga të gjithë, veçanërisht nga qeveria. Duhet reflektuar për një alternativë që duhet ndërtuar, jo vetëm që opozita të marrë pushtetin, por për një alternativë.
Nuk mund të krijohet imazhi që Shqipëria e vërtet është ajo e ditës së dielë, ndërsa ajo tjetra nuk është e vërtetë por revolta e pallatit. Shqipëria ka shumë shumë shumë probleme dhe zgjidhja e tyre është shumë shumë e vështirë.
Ky sistem ku thuhet se parlamenti është ne rregull, mund të jetë në rregull për një regjim.
Opozita duhet jo vetëm të sjellë protestuesit në Tiranë, por të shkojë tek protestuesit, për të ndërtuar një alternativë.
Pika tjetër janë ndërkombëtarët. Duket qartazi që mbështesin qeverinë. A do të ndihmojnë në instalimin e një diktature? Besoj varet shume nga zhvillimet e reja, të cilat imponojnë, nevojën e protestave më të fuqishme. Të mos shohim vetëm burra por edhe gra në protesta“, u shpreh Lubonja.

I pyetur, nëse Rama do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Lubonja u shpreh se një gjë e tillë nuk është e mundur, pasi Rama nuk e pranon idenë e humbjes.

Më shumë mund të presësh një krizë të tij personale dhe të largohet nga politika, se sa ndërtimin e një dialogu apo marrëveshje për të vajtur në zgjedhje. Ai nuk e pranon dot idenë e humbjes në këtë lojë, por kërkon të gjejë të gjithë mënyrat, mundësisht të mos kapërcejë në momentë shumë të rrezikshme, por të gjejë mjetet, me blerjen e deputetëve, blerjes së mediave të huaja, për të sunduar dhe për të qenë në qendër të pushtetit.
Është bërë e qartë se e keqja kryesore është ai. Në vend që të ndërtonte një vend ku të kishte ndarje të pushteteve, drejtësi ta pakapur, media të lirë, dialog me opozitës, ai ka tentuar ti përqëndrojë të gjitha në duart e veta. Është një nyje për t’u këputur.
Ka një ndjeshmëri ndaj fasadës. Prapa fasadës demokratike ka qenë një sistem oligarkik që ka kontrolluar të gjtihë pushtetin. Kjo fasadë është e rëndësishme. Edhe Enver Hoxha nuk kishte nevojë për zgjdhje, por i bëntë një herë në katër vjet. Është një lloj nevoje e PS-së, për të dhënë këtë mesazhin. Këtu opozita ka goditur në shenjë për ta destabilizuar, politikën e fasadës.
Me gjendjen që jemi, nuk ka logjikë që opozita të shkojë në zgjedhje. Nëse thua që nuk ka zgjedhje të lira, atëherë zgjedhjet lokale nuk mund të jenë të lira“, tha Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here