Kuvendi pa fre, pa litarë, pa byzylykë….!!!

0
108

Nga Artan Fuga

… Kuvendi i Shqipërisë në dehjen nga madhështia e një tempulli si vend i shenjtë, si vakëf, nisi të kërkojë edhe më shumë pushtet nga lart dhe nga poshtë, të merrte pushtet nga të dyja anët. Etja për pushtet u bë e jashtëzakonshme. Nga poshtë ja mori pushtetin zgjedhësit, i cili tanimë votonte vetëm për lista emërore partiake dhe jo për deputetë të veçantë si persona konkretë; nga lart nuk pranonte më kurrë Kuvendi i Shqipërisë të kishte sipër kokës të vet një institucion tjetër sëpaku verifikues a korrektues. Gjykata Kushtetuese e nxjerrë nga Kuvendi, pra nga partitë politike atje, as nuk guxonte kurrë të ndërhynte sistematikisht për të kthyer pas ligje, por thjesht kërkonte redaktimin e tyre, Presidenti i Republikës zgjidhej në fund të procesit me një shumicë të thjeshtë, edhe ai mbeti pa kompetenca, kurse një dhomë të dytë sanatoriale, Kuvendi i Shqipërisë i dalë nga ethet partiake as ka pranuar kurrë të ekzistojë.

Pa asnjë pushtet kontrollues ndaj tij, pa fre, pa litarë, pa byzylykë, Kuvendi i Shqipërisë dalëngadalë “u çmend”, domethënë nisi të iki nga funksionet e tij…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here