Standard.al

Flet Dorian Protoduari: Shteti po ushtron terror! U munduan të më gjenin pamjet filmike…

0

Pas marrjes në pyetje ata kanë folur për mediat ku janë shprehur se shteti po ushtron terror mbi ta.

Banorët e Astirit janë thirrur në komisariatin nr.6 përdhënë sqarime mbi pjesmarrjen në protestat e Unazës së Re dhe asaj të opozitës më 16 mars.

Një nga banorët e thirrur ishte edhe Dorian Protoduari, i cili ka treguar se nuk ishte i pranishëm në protestën e fundit të opozitës, mirëpo sipas tij policia po mundohej të gjente pamjëe filmike.

“Unë dje nuk isha fare në protestë, u munduan të më gjenin pamjet filmike, pavarësisht se unë nuk isha në protestën e fundit, por nuk jam tërhequr nga protestat do vijoj të marrë pjesë”-u shpreh Protoduari.

Ndërkaq aktivisti i njohur, Artan Manushaqja, tregoi për mediat se u pyet në komisariat për bllokimin e rrugës së Unazës së Re.

“U pyetëm për bllokimin e rrugës te Unaza e Re”, i shpjeguam se nuk po e bllokonim rrugën por, po protestonim paqësishtpër të mbrojtur të drejtën tonë. Ne nuk lejojmë që bandat e krimit të futen në shtëpitë tona, ne do vijojmë me protestën siç kemi bërë këto katër muaj, madje tani do t’i shtojmë motorrët për të larguar Ramën”, tha Manushaqja.

Në mbështetje të banorëve ishte edhe ish- deputeti i PD-së, Klevis Balliu i cili u shpreh se protesta e Unazës së Re do te vijojë deri në anulimin e projektit atëherë do të ndalojnë protestat. Balliu ka ka komentuar edhe precedimin penal ndaj sekretarit të PD-së, Gazmend Bardhit duke e cilësuar si veprim të turpshëm.

“Kam një mesazh për policinë, nëse vazhdoni silleni në këtë mënyrë, ata protestues që patë përpara Parlamentit, do i shihni përpara komisariatit”, tha Balliu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.