Dosjet që rrezikojnë qeverinë! Gjata: Rama i kontrollon përmes kryeprokurores Arta Marku

0
105

Gjata akuzoi kryeministrin Rama se dosjet të cilat përbëjnë rrezik për qeverinë, i kontrollon përmes Kryeprokurores Arta Marku. Ai tha se gjithashtu se Rama nuk do të jetë kryeministër në kohën kur do të zhvillohen zgjedhjet e qershorit.

Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, deklaroi se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme nuk mund të tregojë dhe udhëzojë detyrat e Kuvendit. Sipas tij pushtetet janë të ndara dhe secili duhet të bëjë detyrën e tij.

“Se çfarë duhet të bëjë Kuvendi na e tregon Prokurorja e Përgjithshme. Pushtetet janë të ndara, secili institucion bën punë e vet, çfarë pune ka ajo?! Që kur është emëruar në mënyrë të paligjshme me 69-të vota, Kryeprokurorja Arta Marku ka bërë disa veprime të paligjshme. Thirrja e saj për të bërë 84 vota në Kuvend është e nxitur politikisht sepse po digjet fshati dhe kanë përdorur Kryeprokuroren të krehë Kuvendin”, deklaroi Gjata.

Ai akuzoi Markun se ka penguar hetimet për çështjen “Tahiri”, nuk ka pranuar të hetojë dosjen 339 dhe nuk po heton as atë 184 e cila ka dalë së fundmi dhe që kanë të bëjnë me përgjimet për shit-blerjen e votës dhe përfshirjen e krimit në procesin zgjedhor.

Gjata akozoi gjithashtu Markun lidhur me emërimet në sistemin e drejtësisë, zëvendësimet, transferimet dhe komandimet, duke argumentuar se që me krijimin e KLP-së duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin dhe tejkaluar kompetencat.

“Sa të kapur deri më tani nga dekriminalizimi ka nxjerrë Prokurorja e Përgjithashme? Asnjë! Ajo ka bërë veprime shumë të kundraligjshme me transferimet, emërimet dhe komandimet e përkoheshme. Po i justifikojmë deri ditën që u krijua KLP-ja pasi ka ushtruar kompetencat e saj deri kur ajo u krijua, por edhe pas ditës që u formua KLP-ja ajo ka vijuar të hedh firma, dhe çdo firmë që hedh Prokurorja e Përgjithshme dhe ajo e Krimeve të Rënda është shkelje flagrante e ligjit që duhen preceduar penalisht për shpërdorim detyre. Pa folur që shkatërroi Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të mbyllur dosjen e Tahirit, për të mos hapur dosjen 334 dhe na doli një tjetër tani, 184, duke mbajtur të njëtët prokuror për të mos hapur këto dosje”.

Gjata foli edhe për largimin e opozitës nga parlamenti dhe pranimin e mandatave nga ana e disa kandidatëve në listat e zgjedhjeve të kaluara në radhët e LSI-së dhe PD-së.

“Momenti që opozita natyrale është votuar nga populli dhe është larguar nga parlamenti, ky institucion ka rënë. Ka filluar puna me opozitën e re e cila është e pa votuar sepse ligji nuk e njeh zëvendësimin në bllok. Deputeti që ka marrë mandatin nga Berati, pavarësisht se ishte në listat e PD-së bënte thirrje beratasve që të votonte kundër Partisë Demokratike dhe të votonin PS-në, si mund të zëvendësojë mandatin e deputetëve të opozitës një person i tillë”.

Duke komentuar deklaratën e e KQZ lidhur me dorëzimin e materialeve të detyruara ligjore për regjistrimin në zgjedhjet e ardhshme lokale, juristi tha: “Qëndrimi i KQZ-së për zgjedhjet lokale është një qëndrim teknik. Opozita ka hyrë në histori me vendimin për të djegur mandatet. Nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë dhe kjo do të lexohet edhe në librat e shkollës në të ardhmen”.

Gjata akuzoi kryeministrin Rama se dosjet të cilat përbëjnë rrezik për qeverinë, i kontrollon përmes Kryeprokurores Arta Marku. Ai tha se gjithashtu se Rama nuk do të jetë kryeministër në kohën kur do të zhvillohen zgjedhjet e qershorit.

Ai komentoi edhe ngjarjen e djeshme ku një student tentoi të qëllonte me bojë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj e ku më pas ai denoncoi se ishte futur në bodrumet e bashkisë dhe ishte dhunuar nga troprojet.

“E kanë marrë vesh qorr e sakat, dhe më falni për shprehjen se nuk dua të duket diskriminuese, nuk ka ngelur kalama pa e marrë vesh se ç’ka ndodhur në Shqipëri me blerjen e votës, por Rama i kontrollon përmes prokurores së Përgjithshme dhe Donika Prelës. Nuk ia ka marrë mendja njeriu që opozita do të marrë një vendim aq unik i cili ka patur një mbështetje mjaft të madhe. Nuk do të shkojë çështja deri tek zgjedhjet e qershorit, sepse Rama nuk do të jetë kryeministër deri atëherë. Ai po tenton të shkojë në zgjedhje pa gjithë këta qytetarë që po marrin pjesë masivisht në protestat e opozitës. Dje një student goditi me vezë kryetarin e Bashkisë së Tiranës. E kanë marrë policët dhe badigardët e Veliajt, e kanë futur në bodrumet e bashkisë duke i hequr lirinë në mënyrë të paligjshme dhe e kanë rrahur. Në raste të tilla merret personi dhe neutralizohet në vendngjarje deri në momentin që vjen policia. Por dikush nga policia ka bërë diçka të zgjuar, sapo ka parë shenja dhune i ka liruar menjëherë sepse do t’iu ngilte në portë atyre, dhe ia kaluan fajin Veliaj. Tashmë për këtë ngjarje si fajtor njihet Veliaj”, deklaroi Gjata.

Duke komentuar veprimet e policisë lidhur me arrestimet e disa protestuesve që morën pjesë në protestën e thirrur nga opozita, Gjata tha: “Policia e kap në vend demostruesin dhunshëm, nuk ju shkon mbrapa nëpër banesa duke bërë arrestime. Djali i një ish-deputeti u dhunua vetëm se po filmonte, u shoqërua pa të drejtë në polici. Më gjeni një punonjës policie që është goditur nga protestuesit”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here