Standard.al

Braktisja e fermerëve nga qeveria/ Duka: Ja goditja e dytë që po pëson bujqësia….

0

Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka ka reaguar në lidhje me situaten në të cilën gjendet sektori bujqësor në vend dhe fermerët e shumtë në të gjithë vendin.

“Ulja e fondeve me 4 herë në krahasim me vitin e shkuar është goditja e dytë që bujqësia pëson, pasi me paketën e re fiskale është ulur edhe masa e rimbursimit të TVSH-së për prodhimet bujqësore nga 20 për qind në 6 për qind”, shkruan Duka në një postim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

Ndërsa e gjithë vëmendja e opinionit publik është e përqendruar tek kriza politike, politikat ndaj bujqësisë vijojnë të jenë miope. Fermerët vijojnë të jenë jo vetëm pa orientim dhe mbështetje, por nga ky vit do të kenë edhe më pak subvencione. 4 milionë euro që do të shpërndahen në 2019 janë të pamjaftueshme dhe përcaktojnë qartë mungesën e një vizioni mbi të ardhmen e këtij sektori.

Ulja e fondeve me 4 herë në krahasim me vitin e shkuar është goditja e dytë që bujqësia pëson, pasi me paketën e re fiskale është ulur edhe masa e rimbursimit të TVSH-së për prodhimet bujqësore nga 20 për qind në 6 për qind. Ndryshim për të cilin PAA ka protestuar, dhe do të protestojë në krah të fermerëve, me ose pa vetëdije të mazhorancës po godet ashpërsisht prodhimin vendas, sektorin që punëson gati gjysmën e popullsisë dhe jep gati 20 për qind të prodhimit të brendshëm. Deri më tani, mazhoranca është treguar indiferente ndaj kërkesave të fermerëve, edhe kur qumështi ka mbuluar autostradat, agrumet dhe perimet janë hedhur nëpër kanale.

Me shumë gjasa braktisja e fermerëve nga qeveria do të pasohet nga braktisja e bujqësisë dhe më vonë nga braktisja e Shqipërisë. Atëherë, kur të mos jenë më në arat e tyre, do t’i kërkojmë fermerët, por do të jetë tepër vonë për vendin dhe ekonominë.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.