Moti për sot pasdite e nesër, ja çfarë pritet…

0
117

Dita e dielë do të mbyllet e ngrohtë, por nesër moti pritet të ndryshojë.

Në zonat bregdetare pritet që gjatë ditës së hënë të ketë erëra të forta, duke sjellë edhe probleme me motin.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme në Shqipëri.

Reshjet

Sot pasdite dhe të hënën nuk priten reshje në të gjitha qarqe, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Image

Temperaturat

Të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 18 °C

në vendet e ulëta: 7 / 20 °C

në vendet malore: 4 / 15 °C

Era

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin ndërsa të hënën era pritet të fryjë e mesatare deri e forte në bregdet.

Zjarret në pyje

Sot pasdite i gjithë vendi ndodhet në nivelin ‘s’ka rrezik’ për zjarre në pyje, ndërsa të hënën qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat dhe Fier pritet të jenë në nivelin ‘i ulët’  të rrezikut, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here